Sport

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Denaj del “kundër” klubeve: Ligji për Sponsorizimet nuk ndryshon, njerëzit e Dukës

23 Tetor 2020, 20:12 Nga DOSJA
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Denaj del “kundër”

TIRANË– Ditën e sotme presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi në dukje ishte pozitiv, por ministrja e Financave, Anila Denaj tha se ligji i sponsorizimeve nuk do të ndryshonte. E ftuar në “News 24”, Denaj tha se përfaqësuesit e sportit kanë rënë dakord me variante të tjera nga ajo çfarë ka deklaruar kreu i FSHF-së sot në media.

“Këtë javë u takuam me përfaqësuesit e Ligës për të diskutuar pikat e propozuara për zgjidhje. Ne kemi ardhur me një propozim shtesë për sa i përket Ligjit të Sponsorizimeve. Sot ne mund të flasim vetëm për dialog dhe zgjedhjen do ta shikojmë në ditët në vijim. Nga ana e Ministrisë ne kemi qënë gjithmonë të hapur për dialog dhe jam shumë e kënaqur që u ulëm për të folur, sepse nuk mund të flasim në distance,”-tha ministrja

Sa i përket ligjit të Sponsorizimeve, ministrja tha se është rrugëtimi është bërë më i qëndrueshëm.

“Nuk mund të debatoj me zotin Duka, dhe se personat që ai kishte dërguar kishin  një mendim ndryshe nga ai për këto çështje,”-shtoi ajo.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anila denaj liga profesioniste ministria e financave anila denaj liga profesioniste ministria e financave

Sondazh

Poll