Sport

VIDEO/ E rëndë! Ish-boksieri ekzekutohet me kallashnikov në restorant, shkak bëhet konflikti për tokën

23 Tetor 2020, 20:29 Nga DOSJA
VIDEO/ E rëndë! Ish-boksieri ekzekutohet me kallashnikov në

DAGESTAN-Ish ylli i Arteve Marciale miks, Shamil Abdulmuslimov është qëlluar për vdekje nga dy persona të armatosur.Ngjarja ka ndodhur në qytetin Khasavyurt në Dagestan pas një debati që pretendohet për një ngastër toke. 25-vjeçari, i cili kishte një rekord prej 11 fitoreve dhe 4 humbje në artet marciale, u vra ditën e enjte. Në videon e publikuar në mediat ruse shihet momenti i plotë nga sherri në lokal mes palëve.

 

Nga të shtënat Abdulmuslimov mori plagët e rënda duke humbur dhe jetën.  Mediat lokale i identifikuan vrasësit si Murgamudin Muradisov dhe i biri i tij të cilët u përfshinë në një përplasje të ashpër me ish-luftëtarin në një restorant. Sidoqoftë, plaku Muradisov u kap në kamera duke arritur në restorant i armatosur me një pushkë gjysmë-automatike Saiga-12.

Pasi parkon makinën e tij Murgamudin shihet që hyn i tërbuar në restorantin ku qëndron Abdulmuslimov dhe hap zjarr pa paralajmerim ndaj ish-sportistit, ndërsa më tej vazhdon duke e goditur me qytën e armës shoqërues të tij. Plagë që i shkaktuar edhe vdekjen në vend.

Dagestan është i famshëm për prodhimin e shumë boksierëve rusë me origjinë çeçene, kampioni i botës në pesha të rënda Artur Beterbiev, lindi në qytetin e Khasavyurt, i cili është rreth 100 km nga kryeqyteti Dagestani i Makhachkala, vendlindja e kampionit të peshave të lehta UFC Khabib Nurmagomedov.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport artet marciale shamil abdulmuslimov artet marciale shamil abdulmuslimov

Sondazh

Poll