Sport

Belgjika i frikësohet koronavirusit, stadiumet mbyllen sërish për tifozët

23 Tetor 2020, 20:09 Nga DOSJA
Belgjika i frikësohet koronavirusit, stadiumet mbyllen sërish për

BRUKSEL– Belgjika ishte një nga vendet e para në Europë që mbylli kampionatin para kohe për shkak të pandemisë, duke shpallur skuadrën e Bryzhin kampione të vendit.

Por gjatë kësaj kohe, me rritjen e numrit të infektuarëve, qeveria ka vendosur që për sigurinë e qytetarëve stadiumet të mbyllen sërish. Komiteti i Konsultimit mori këtë vendim të rëndësishëm duke mos lejuar më dhe numrin e pakët të spektatorëve që lejohej deri pak më parë.

Situata e pandemisë ka prekur edhe klubet e futbollit, pasi tanimë edhe skuadrat kanë raportuar shumë lojtarë të infektuar. Një shembull i tillë është skuadra e Beverenit, e cila ka shënuar 17 futbollistë të infektuar duke bërë që klubi të kërkojë anulimin e ndeshjes së saj në kampionat.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport belgjike belgjike

Sondazh

Poll