Sport

ALARM I KUQ!!! Pa Van Dijk, Liverpool fiton vetëm 46% të ndeshjeve, ja statistikat me të në fushë

23 Tetor 2020, 21:00 Nga DOSJA
ALARM I KUQ!!! Pa Van Dijk, Liverpool fiton vetëm 46% të ndeshjeve, ja

ANGLI-Klopp preferon të mos mendojë se kur do të rikthehet Van Dijk dhe ndoshta, për të shmangur dhimbjen e kokës, ka të drejtë. Statistikat pa mbrojtësin ndryshojnë jashtëzakonisht shumë.

I PAZËVENDËSUESHËM– Van Dijk është i pazëvendësueshëm. Në kuptimin e plotë të fjalës. Statistikat nga BBC sport nuk lënë shumë hapësirë ​​për interpretim. Holandezi ka humbur vetëm një ndeshje në Premier League që nga dita kur është bashkuar me Liverpool. Dy sezonet e tij të plota sollën gjithsej 196 pikë. Në 95 ndeshjet e Premier League që Van Dijk luajti për Liverpool, të kuqtë kanë pësuar vetëm 78 gola. Në këtë kuptim, shifra më domethënëse është se niveli i fitores së Liverpool me Van Dijk (130 ndeshje) është 70%.

PA VAN DIJK – Pa Van Dijk është një tjetër Liverpool. Kur holandezi nuk është në fushë, niveli i fitoreve është 46%.Numrat tregojnë se sa e vështirë është të përthithësh mungesën e holandezit. Statistikat  mund të kompromentojë garën për titullin e skuadrës së Klopp.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool van dijk liverpool van dijk

Sondazh

Poll