Sport

Pele mbush 80 vjeç, urimi më i përzemërt vjen nga Fenomeni Ronaldo: Idhulli im, nuk ia kam idenë se si do të rritesha pa f

23 Tetor 2020, 16:36 Nga DOSJA
Pele mbush 80 vjeç, urimi më i përzemërt vjen nga Fenomeni

BRAZIL– Më 23 tetor Edson Arantes do Nascimento, për të gjithë i njohur si Pelé mbushi 80 vjeç. Në Brazil u organizua një festë e madhe për “O Rei” e në atdheun e futbollit në këto ditë janë të ndryshme celebrimet për Zotin e futbollit. Të shumtë kanë qënë ato persona që e kanë uruar legjendën e Brazilit dhe një urim special vjen nga Fenomeni Ronaldo. Me anë të një postimi në Instagram ish-sulmuesi e ka cilësuar Pele-n si mbretin e futbollit.

 

 

 

Rei é um só e é ele. O maior de todos os tempos. A mim, cabe a imensa admiração e gratidão por ter chegado depois de você. Que sorte a minha ser da geração inspirada pelo seu futebol. Que privilégio ter você como ídolo. Sou da era pós-Pelé e não queria ser de antes – nem imagino como seria crescer sem você de inspiração. Que talento! Absolutamente fora do comum. Sua história também me fez acreditar no meu sonho. E quando tudo deu certo, você estava lá. Meu ídolo vibrando por mim, comemorando comigo, a despeito de qualquer rivalidade que incitam as comparações – eu sentia apenas o seu orgulho genuíno por ver outro brasileiro no topo. Obrigado, @pele. Feliz aniversário!

A post shared by Ronaldo (@ronaldo) on

POSTIMI I RONALDOS

“Ka vetëm një mbret dhe ai është Pele, më i madhi prej të gjithëve. Ndjej admirim dhe mirënjohje të pamasë që cilësohem si pasardhësi yt. Në të njëjtën kohë ndihem me fat që i përkas brezit që frymëzohej nga futbolli yt. Çfarë privilegji të kem një idhull si ti. Unë i përkas periudhës post-Pele dhe nuk ia kam idenë se si do të rritesha pa frymëzimin ndaj teje. Çfarë talenti, absolutisht diçka jashtë normales. Nisa të besoj tek ëndrrat e mia prej historisë që shkruajte ti.Dhe kur i ktheva ëndrrat në realitet, ti ishte aty përkrah meje. Idhulli im që po lumturohej dhe festonte për mua, pavarësisht çdo rivaliteti që tentonin të nxisnin mes nesh. E ndjeja krenarinë që po përjetojë që një tjetër brazilian kishte arritur në majë. Faleminderit Pele“, shkruan Ronaldo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport pele ronaldo pele ronaldo

Sondazh

Poll