Sport

Toni: Më drejtuan armën dhe më morën sende dhe kujtime me vlerë

24 Tetor 2020, 12:09 Nga DOSJA
Toni: Më drejtuan armën dhe më morën sende dhe kujtime me

ITALI – Tre hajdut të armatosur kanë sulmuar dhe grabitur shtëpinë e ish-sulmuesit të kombëtares italiane Luka Toni në Modena. Gjithkca ka ndodhur ditën e enjte, sipas vetë lojtarit i cili ka bërë një rrëfim në rrjetet e tij sociale, kur ata kan qenë gjatë orarit të darkimit. Ai ka qenë në shtëpi sëbashku me fëmijët e tij, kur ata kanë hyrë brenda të maskuar dhe i kanë drejtuar armët. Detaje më të shumta sigurisht që Toni ja ka referuar policisë e cila ishte njoftuar nga banorë të afërm të tij më pas.

“Më vjen keq që më morën sende me vlerë dhe kujtime të mijat që janë të cmuara,” – thotë ish-“Këpuca e Artë” e sezonit 2005/06. – “Megjithatë jemi mirë me shëndet të gjithë, pas shokut psikologjik që pësuam në ato momente. Për këtë do t’ju këroja miqësisht të qëndrojmë nën privatësinë tonë.”

Kamerat e shumta në vilën e Tonit por edhe në zonën ku ai banon duke qenë se është një lagje rezidenciale, i japin shpresa policisë për ta zbardhur dhe për t’i gjetur sa më shpejt keqbërërsit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport grabitje luca toni grabitje luca toni

Sondazh

Poll