Sport

Conte merr frymë, trajnerit të Interit i rikthehen… krahët

23 Tetor 2020, 15:39 Nga DOSJA
Conte merr frymë, trajnerit të Interit i rikthehen… krahët

MILANO– Achraf Hakimi dhe Ashley Young dy lojtarët e krahut fillimisht rezultuan pozitiv me koronavirus. Me testin e dytë, të dy kanë rezultuar negative duke rikthyer buzëqeshjen te trajneri Antonio Conte. Po sot Hakimi do t’i nënshtrohet një tjetër testi, për të marrë një konfirmim final, por duket se në rastin e të mërkurës në Champions, rezultati ka qenë i gabuar dhe nëse marokeni do të rezultojë sërish negativ, mund të udhëtojë me skuadrën drejt Genoas, për sfidën e planifikuar nesër në orën 18:00.

Gjithsesi Antonio Conte do të ketë anësorin Young në dispozicion për ndeshjen e të martës në Ligën e Kampionëve, në transfertën ndaj Shakhtar, përballje të cilën zikaltrit do të duhet ta fitojnë, për të provuar kalimin e grupit.

Ndërkohë momentalisht mbeten ende të infektuar 4 futbollistë të Interit, Milan Skriniar, Roberto Gagliardini, Ionut Radu dhe më i fundit, Achraf Hakimi, i cili doli pozitiv vetëm në prag të ndeshjes me Borussia Monchengladbach të mërkurën në mbrëmje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ashley young conte hakimi inter ashley young conte hakimi inter

Sondazh

Poll