Sport

FOTO/ Barcelona-Real Madrid me “aromë” mbijetese, bota dhe mediat spanjolle me sytë nga “Camp Nou”

23 Tetor 2020, 13:35 Nga DOSJA
FOTO/ Barcelona-Real Madrid me “aromë” mbijetese, bota dhe

SPANJË– Ditën e shtunë të gjithë tifozët e futbollit nga mbarë bota do t’i kenë sytë në “Camp Nou”, pasi aty do të luhet El Classico e radhës mes Barcelonës dhe Real Madrid, dy skuadrave më të mëdha spanjolle.Të dy rivalët e përjetshëm vijnë në këtë takim me karikimin maksimal për të marrë 3 pikët, pasi një humbje qoftë e një barazim për dy skuadrat do të rezultonte një dështim pas humbjeve që pësuan javën e kaluar në La Liga.

“Provim”, kështu e hap faqen e parë gazeta spanjolle “AS”, shoqëruar me foton e Zidane i cili duhet me patjetër të fitojë këto dy ndeshje kundër Barcelonës dhe në Champions kundër Borussia Mönchengladbach.

Gazeta katalanase “Mundo Deportivo”, vë në pah faktin që ndryshe nga Real Madrid, Barcelona reagoj në Champions me një fitore me “manita” përballë Ferencvarosi.Koeman ndryshe nga Zidane nuk është në dyshim, është në hapat e para në drejtimin e Barçës.

E përditshmja tjetër “Sport”, i kushton faqen e parë Leo Messit, “mbreti” i “El Clasico”. Nga viti 2005, sulmuesi argjentinas ka luajtur 43 ndeshje përballë Realit, ka fituar 19 prej tyre, ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asiste. Barcelona sot më shumë se kurrë ka nevojë për “mbretin” e tyre në një ndeshje që mund të jetë përcaktuese për të ndryshuar fatet e sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona real madrid barcelona real madrid

Sondazh

Poll

Sport 22 Tetor 2020, 17:40

Shqipëria humb terren në renditjen botërore

ZVICER – Barazimet e Ligës së Kombeve të kombëtares sonë në muajin tetor dhe humbja me Lituaninë në Tiranë, kanë patur edhe një impakt në klasifikimin e p...