Sport

FOTOT/ Sot i madhi Pele feston 80-vjetorin, gjeniu i futbollit që kërceu si ‘kolibër’ në finalen e ’70-ës

23 Tetor 2020, 10:23 Nga DOSJA

BRAZIL – Gjithmonë është shumë e vështirë të bësh homazh për njerëzit e mëdhej, sepse nuk e di as nga t’ja nisësh. Në rastin e të madhit të futbollit brazilian, Pele, ndoshta ndokush do të thoshte ta fillonim me golat e tij. Apo ta fillojmë me titujt e fiuar? Apo me elementët që ka pasur rreth e rrotull gjatë gjithë karrierës? Por në të vërtetë në këtë ditë të sotme do të na duhet ta fillojmë nga 80-vjetori i tij.

Pele për shumë sportëdashës është vetë futbolli. Ai dinte të bënte gjithcka thonë bashkëjetuesi, lojtarët dhe specialistët e futbollit. Godiste me të majtën dhe të djathtën, pa asnjë diferencë të dukshme. Golat e tij ishin si një fabrikë industriale, asistet, si shiu që bie dhe spektakli ishte i grantuar. Më pas vinte goditja me kokë. Një element që për një futbollist i gjatë 173 cm, konsierohet dicka e rrallë apo thuajse e pamudur në kohët e sotme, por ë këtë rast ka përjashtim. Për ata që kanë memorje të mirë mjaftont’i kujtosh kërcimin e tij në finalen e Botërorit të vitit 1970, kundër Italisë. Një qëndrim në ajër si një helikopter apo një kolibër.

Pele ka shumë momente të tilla të mëdha në histori duke na bërë që të shkojmë në konkluzionin që “O Rei”, është sinteza e gjenive të historisë.

Që talentet e futbollit të lindin në Amerikën Latine apo në Brazil nuk është gjë e rrallë më. Megjithatë ay ku lindi 80 vite më pare Pele, sot është një shtëpi muze, një vend i cili vizitohet nga tifozë e kuriozë, një territory që shëtitet për rreth 20 minuta dhe ka një kërkesë shumë të madhe, pasi aty nuk lejohet të fotografohet.

Shtëpia e lindjes së tij ndodhet në Très Coraçoes, një qytet me 80.000 banorë, ndërkohë që 80 vite më pare ishin gjysma e tyre që banonin atje. Ky qytet është krijuar nëvitin 1832 dhe i përkthyer në gjuhën tone do të thotë “Tre Zemrat”. Ky emër derive nga një vend i konsideruar i shenjtë i cili u krijua në emër të “Zemrës së senjtë të Jezu Krishtiti”.

Një tjetër gojëdhënë që lidhet me këtë emër është historia romantike e tre vajzave Jussara, Jacira e Moema, të cilat përjetuan një hsitori dashurie me tre meshkuj që më pas u zhdukën. Apo ka dhe një tjetër gojdhënë që lidhet me tre format e zemrave që ka krijuar lumi që lag qytetin dhe që quhet Rio Verde. Por në fakt sot ai ky qytet është thjesht “Toka e mbretit të futbollit”. Aty ku babai Dondinjo, një i apasionuar i futbollit dhe nëna Celsete më 23 tetor të vitt 1940, linden  Edson Arantes do Nascimento, ndërkohë Europa po përgatitej për Luftën e Dytë Botërore.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ditelindja pele ditelindja pele

Sondazh

Poll

Sport 22 Tetor 2020, 17:40

Shqipëria humb terren në renditjen botërore

ZVICER – Barazimet e Ligës së Kombeve të kombëtares sonë në muajin tetor dhe humbja me Lituaninë në Tiranë, kanë patur edhe një impakt në klasifikimin e p...

Sport 22 Tetor 2020, 19:11

Kumbulla i jep fitoren e parë Romës

ZVICER – Roma arrin të përmbysë skuadrën zvicerane të Young Boys me shifrat 2-1 dhe këtë herë heroi i verdhekuqve është mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla....