Aktualitet

Përurimi i shtëpisë së Fishtës, Rama: Do t’i jap jehonë këtij vendi, të madhit që iu keqpërdor emri si dekoratat që

23 Tetor 2020, 08:49 Nga DOSJA
Përurimi i shtëpisë së Fishtës, Rama: Do t’i jap

LEZHË– Ditën e sotme është mbajtur ceremonia e përurimit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës në fshatin Fishtë të Lezhës. I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti. Rama mbërriti pak orë pas një incidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në këtë ceremoni që përfundoi me shoqërimin në polici, të ish-deputetit Eduart Ndocaj. Ky i fundit, kërkoi që të merrte pjesë në ceremoni, por sipas efektivëve nuk kishte ftesë për këtë gjë, dhe u përplas me këta të fundit. Pavarësisht thirrjeve për të mos e prekur pasi kishte bërë operacion, Ndocaj u shoqërua me forcë në komisariatin e Policisë së Lezhës.

I qetë dhe i veshur me kostum të zi, Rama mbërriti për të mbajtur fjalën e tij para të gjithë të pranishmëve. Rama kujtoi Gjergj Fishtën, mënyrën se si ai u sulmua, teksa thumboi edhe Metën. Kryeministri shtoi se emri i Fishtës, është keqpërdorur dhe se madje, nuk ka ndryshuar asgjë për të edhe pas ndryshimit të regjimit, apo nisjes së shpërndarjes së dekoratave, fjalë të cilat ishin për Presidentin.

Kryeministri falenderoi dhe shumë të pranishëm në ceremoni, mes tyre edhe biznesmenin Altin Prenga, të cilin e konsideroi si njeriun më të bukur që ka njohur gjatë punës së tij. Sipas kryeministrit Rama, nëse të gjithë emigrantët, do të mund të kishin dëshirën dhe guximin e Prengës, do të mund tëa kthenin Fishtën, në një parajsë të vogël të Lezhës. Në fund, Rama prentoi se do të mudn të bënte pjesë të dixhitalizimit edhe shtëpinë e Fishtës, në mënyrë që vizitat në atë vend të shtoheshin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perurohet shtepia e gjergj fishtes shoqërohet eduart ndocaj perurohet shtepia e gjergj fishtes shoqërohet eduart ndocaj

Sondazh

Poll