Aktualitet

“M’i ka sjellë vëllai nga Amerika”/ Nuk justifikoi dot 20 mijë dollarët, shkarkohet nga detyra zv/drejtori i PLSH-ve,

23 Tetor 2020, 07:33 Nga DOSJA
“M’i ka sjellë vëllai nga Amerika”/ Nuk justifikoi

TIRANË– Shkarkohet nga detyra Besim Shabani, zv/drejtor për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shtetërore (PLSH) dhe familjeve të tyre në Gardën e Republikës. Mësohet se gjatë seancës në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, që u zhvillua më dy ditë më parë, u konstatuan probleme në pasurinë e Shabanit.

KJV kërkoi një dokument që Shabani të justifikojë pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika, të cilat janë përdorur për blerjen e një shtëpie. Por sipas KJV-së Shabani ai nuk arriti që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar.

Për këtë shumë para u justifikua edhe Shabani, i cili tha se nuk kishte qëllim që t’i fshihte të dhënat por nuk ka pasur dijeni si plotësohet formulari. Gjithsesi kjo nuk ka mjaftuar që ai të kalonte me sukses Vettingun. Sakaq, Shabani ka rezultuar i pastër si figurë dhe nga ana profesionale.

Vettingu në polici nisi më 5 nëntor të vitit të shkuar me Oltion Shehun, shefin e Ankesave në SHÇBA, i cili u shkarkua, pasi nuk arriti dot të justifikonte 1.4 milionë lekë. “Sitën” e Vettingut e kaloi kryepolici Ardi Veliu. Lista që do të kalojë në ‘lupë’ përbëhet nga 43 emra. Në dallim nga Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendimet e KJV-së mund të ankimohen vetëm në gjykatën Administrative, pasi nuk ka një Komision Apelimi.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besim shabani shkarkohet besim shabani vettingu ne polici besim shabani shkarkohet besim shabani vettingu ne polici

Sondazh

Poll