Aktualitet

Shpërndante drogë nëpër Tropojë, arrestohet 25-vjeçari, në banesë i gjenden 80 fishekë

23 Tetor 2020, 07:03 Nga DOSJA
Shpërndante drogë nëpër Tropojë, arrestohet

TROPOJË- Policia e Tropojës ka arrestuar 25-vjeçarin me iniciale K.B, pasi shpërndante lëndë narkotike të llojit kanabis nëpër qytet. Ndërkohë në banesën e tij janë gjetur 184 gramë hashash dhe 80 fishekë.

Policia e Shtetit:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet një sasi lënde lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa fishekë. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. B., banues në fshatin Cërnicë, Tropojë. Si rezultat i kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 184 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 80 fishekë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25-vjeçari në tropojë arrestohet 25-vjeçari në tropojë

Sondazh

Poll