Aktualitet

“Dilni nga greva, do të vij unë tek ju”/ Naftëtaret i përgjigjen Ramës: Nuk tërhiqemi, hajde, derën e ke të hapur

23 Tetor 2020, 08:42 Nga DOSJA
“Dilni nga greva, do të vij unë tek ju”/ Naftëtaret i

BALLSH- Naftëtaret e Ballshit i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, përsa i përket thirrjes së këtij të fundit për të ndaluar grevën e urisë. Gratë kanë deklaruar për mediet se Rama e ka derën të  hapur dhe mund të shkojë në çdo moment për të diskutuar me to. Grevistet kanë theksuar se nuk do të dalin nga greva derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

“Kryeministri e ka derën e hapur le të vijë, por ne grevën nuk e lemë. Ne duam që të na hidhen pagat e prapambetura. Nuk tërhiqemi derisa të na plotësohen kërkesat tona,”, janë shprehur grevistet.

Ndërsa një tjetër është shprehur: Kur do që të vij këtu e ka rrugën hapur nga Tirana deri në këtë dhomë. U kam bërë thirrje të gjithë grave, ne nga greva nuk dalin, nuk është presion, kërkojmë pagat e prapambeture, pastaj kur të shoh që fëmija im do shkoj të blejë bukën e ndal grevën urgjentisht dhe negociojë. Rama të shkojë në administratën e Uzinës dhe hidhen lekët e prapambetura dhe unë të iki në shtëpi. Nuk kemi bukë për fëmijët o vëllezër, e kam thirrje nga shpirti. Më kërkon vajza “ma ku të kërkoj bukë sot”. I gjithë Ballshi, Fieri Mallakastra, nuk vëmë ultimatume, jemi zonja që duam bukë për fëmijët, e mirëpresim dhe do të jetë një fitore e madhe po të hedhë pagat dhe të vijë të negociojë”. 

Pak më herët kyeministri Edi Rama iu bëri sërish thirrje naftëtarëve që të ndalojnë grevën e urisë dhe të bisedojmë me të për hallin e tyre. Rama u theksoi naftëtarëve se nuk ka negociata me presione dhe ultimatume dhe sapo të dalin nga greva ai do të shkojë menjëherë tek ata.

Greva e urisë së naftëtarëve:

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillmisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Ndërkohë gjendja shëndetësore e naftëtarëve rëndohet nga dita në ditë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve greva e naftetareve

Sondazh

Poll