Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Makina përplas qytetarin me biçikletë, niset me urgjencë drejt spitalit

23 Tetor 2020, 07:25 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë/ Makina përplas qytetarin me

TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Prush, Vaqarr. Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi me iniciale E.B ka aksidentuar një biçiklist, i cili ende nuk është identifikuar. Ky i fundit është nisur me urgjencë drejt spitalit  dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 23.10.2020, rreth orës 08:13, në rrugën e fshatit Prush, Vaqarr, mjeti me drejtues E.B., ka aksidentuar një biçiklist ende i paidentifikuar, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane makina përplas qytetarin aksident ne tirane makina përplas qytetarin

Sondazh

Poll