Aktualitet

Dita e 9-të e grevës së urisë/ Rama-grevisteve: Dilni nga greva dhe do të vij unë tek ju. Gratë: Nuk tërhiqemi për kër

23 Tetor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Dita e 9-të e grevës së urisë/ Rama-grevisteve: Dilni nga

BALLSH- Naftëtaret e Ballshit ndodhen sot në ditën e 9-të grevës së urisë. Mësohet se është rënduar gjendja e tyre shëndetësore. Gratë kanë temperaturë, rrahje të forta zemre, dhimbje koke edhe të vjella. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme janë dërguar në spital dy gra dhe pas marrjes së mjekimit janë rikthyer sërish në grevë.  Pranë tyre ka shkuar edhe një ambulancë, por ato refuzojnë që të marrin sërish mjekim. Grevistet i kërkojnë Ramës që të dërgojë tek ata një grup negociatorësh për të diskutuar për kërkesat e tyre.

“Po na vijnë përfaqësues të  bankave ku jemi debitorë. Rama të dërgojë një grup negociator. Kërkojmë rrogat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Kemi fituar gjyqin për marrjen e pagave, pse nuk po i marrim? Do të  vazhdojmë grevën se nuk kemi ku të shkojmë. Kryeministër çfarë të kushton që të vish me grup negociator? ”, është shprehur një prej grave.

Menjëherë ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili u kërkon  naftëtarëve që të dalin nga greva e urisë. Ai theksoi se nëse ato dalin nga greva ai  do të shkojë menjëherë tek ata për të disktuar për problemet e tyre.

Por kjo kërkesë e Ramës është refuzuar sërish. Naftëtaret në përgjigjen e tyre i kanë thënë Ramës se derën e ka të hapur dhe mund të shkojë direkt te ato, por nuk do të tërhiqen nga greva deri në plotësimin e kërkesave.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillmisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Ndërkohë gjendja shëndetësore e naftëtarëve rëndohet nga dita në ditë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve greva e naftetareve

Sondazh

Poll