Aktualitet

I sekuestruar nga OFL, Gjykata e Posaçme liron automjetin e blinduar të Lulzim Berishës, rezulton me dokumente të rregullta

23 Tetor 2020, 07:45 Nga DOSJA
I sekuestruar nga OFL, Gjykata e Posaçme liron automjetin e blinduar

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar automjetin e blinduar tip “BMW” të ish-kreut të “Bandës së Durrësit” Lulzim Berishës.

Makina e blinduar ishte sekuestruar pak muaj më parë nga OFL (Operacioni Forca e Ligjit). Burime për Dosja.al bëjnë me dije se automjeti është liruar pasi ka reazultuar se makina ishte me dokumente të rregullta.

Më 20 shkurt, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar  sekuestrimin e katër banesave, dy automjeteve luksoze dhe të dy sipërfaqeve tokë (arë), në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Dosja.al ka zbardhur pronësinë e aseteve të para që kërkohen të bllokohen nga Gjykata, të cilat u përkasin subjekteve që janë vënë në sitën e OFL-së.

Njëri nga mjetet, i llojit “BMË”, e blinduar rezultoj në emër të Lulzim Berishës, të njohur ndryshe si kreu i ‘bandës së Durrësit’. Në lidhje me këtë kërkesë për sekuestro, avokati i Berishës, Detar Hysi u shpreh se ka dhënë llogari për mjetin e blinduar, ndërkohë që kërkesën e SPAK nuk e kanë marrë dhe nuk janë në dijeni të saj.

A.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim berisha ofl lulzim berisha ofl

Sondazh

Poll