Aktualitet

Ambsada PINK kërkesë Ministrisë së Drejtësisë: Personave LGBTI t’u jepet e drejta e birësimit të fëmijëve

23 Tetor 2020, 08:31 Nga DOSJA
Ambsada PINK kërkesë Ministrisë së Drejtësisë:

TIRANË- Ambasada PINK në Shqipëri, i ka nisur kërkesë Ministresë së Drejtësisë që personat LGBTI të gëzojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve dhe barazisë në martesë. Nisur nga propozimet që Ministria e Drejtësisë ka paraqitur për konsultim së fundi për disa ndryshime dhe përmirësime në ligjin për birësimet dhe në Kodin e Familjes, Ambasada PINK kërkoi që ndryshimet e propozuara të eleminojnë diskriminimin e hapur që iu bëhet personave LGBTI, si në Ligjin e Birësimeve ashtu edhe në Kodin e Familjes.

Gjatë takimit të fundit konsultues që u zhvillua midis përfaqësuesve të ministrive dhe OSHC-ve, Ambasada PINK paraqiti publikisht kërkesën e saj për eleminimin e të gjitha barrierave apo edhe atrificave ligjore që ligji shqiptar vijojnë të mbajë vetëm ndaj personave LGBTI.

Ministria e Dejtësisë prej disa javësh ka hapur procesin e konsultimit publik për dy ligje të rëndësishme që kanë të bëjën me familjen, atë të birësimit të fëmijëve dhe vetë kodin e familjes. Ambasada PINK është e vetmja organizatë që prej vitit 2010, që ka kërkuar dhe avokuar çdo vit për barazinë në martesë për personat LGBTI në Shqipëri.

Sot në Europë 26 Shtete njohin barazinë në martesë dhe bashkëjetesë: 14 shtete zyrtarisht njohin barazinë në martesën civile në seks të njëjtë dhe 12 të tjera njohin bashkëjetesën civile.

Lexo të plotë dokumentin këtu

(A. K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada pink ambasada pink

Sondazh

Poll