Aktualitet

E rëndë! Shënohet viktima më e re në Shqipëri, humb jetën 21-vjeçari nga Elbasani, u intubua një natë më parë

23 Tetor 2020, 06:28 Nga DOSJA
E rëndë! Shënohet viktima më e re në Shqipëri,

ELBASAN- Një 21- vjeçarka humbur jetën për shkak të koronavirusit, duke u bërë kështu viktima më e re në Shqipëri që humb jetën nga kjo sëmundje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu nga Elbasani vuanat edhe nga sëmundje të tjera shëndetësore.  

Mësohet se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Covid-19.  por më pas gjendjea e tij është përkeqësuar duke bërë që mbrëmjen e djeshme të nisej me urgjencë drejt spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ai është futur menjëherë në intubim por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes.

Në Elbasan që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Elbasan kanë humbur jetën 34 persona dhe janë infektuar 334 të tjerë.

Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë kanë vdekur 465 persona dhe janë infektuar 18, 250 pacientë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne elbasan

Sondazh

Poll