Aktualitet

Goditen ‘lojërat e fatit’, sekuestrohen 5 makineta, 1 tavolinë pokeri, çipsa e letra bixhozi në Velipojë, pranga pronar

22 Tetor 2020, 12:26 Nga DOSJA
Goditen ‘lojërat e fatit’, sekuestrohen 5 makineta, 1

SHKODËR– Është arrestuar pronari një lokali në Shkodër , i cili ushtronte aktivitet të lotarive. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. P. 32 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë. Policia ka bërë të ditur se brenda lokalit janë sekuestruar 5 makineta, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i Policisë

Velipojë/Shkodër Vijon operacioni “Fati i lojërave”. Kontrolle të vazhdueshme për evidentimin e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme. Kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar edhe mbi raportimet e ardhura nga qytetarët në aplikacion Komisariati Dixhital.Evidentohet ushtrimi i aktivitetit të lotarive të palejuara në një lokal, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit. Sekuestrohen 5 makineta, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të goditjeve të vazhdueshme ndaj organizmit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, bazuar dhe në raportimet e ardhura nga qytetarët në Komisariatin Dixhital, për një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, kanë ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit A. P., në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë, Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 makineta, një tavolinë, çipsa dhe letra bixhozi që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi A. P. 32 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(A.K.dosja.al)

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjecari ne shkoder arrestohet 32 vjecari ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2020, 11:27

Shkarkohet prokurori i Apelit Dritan Peka

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin e Prokurorit Dritan Peka, kreun e Prokurorisë së shkallës së parë të Apelit në...