Aktualitet

Rikthehet numri DY i Bandës së Lushnjes, Enver Dondollaku kërkon që drejtësia shqiptare t’i njohë paraburgimin në Itali

22 Tetor 2020, 12:11 Nga DOSJA
Rikthehet numri DY i Bandës së Lushnjes, Enver Dondollaku kërkon

TIRANË– Enver Dondollaku, besniku i Albo Bares dhe numri DY i Bandës së Lushnjes është kthyer në dyert e Gjyaktës së Elbasanit, për të parashtruar një kërkesë. Mësohet se i dënuari me 25 vite burg, dënim të cilin po e vuan në burgun e Peqinit, për një sërë veprash penalesh, vrasje, tentativë vrasjeje, dëmtim prone e shpërthime me eksploziv, si anëtar i bandës së Lushnjes, synon uljen e viteve të dënimit.

Dondollaku ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Elbasanit, të cilës i ka kërkuar që t’I llogarisë ditët që ka qëndruar në paraburgimin e Torinos në Itali, teksa pritste të ekstradohej drejt Shqipërisë. Pasi mbaroi dëmimin me 16 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, Dondollaku priti deri në muajin dhjetor të vitit 2013, që të ekstradohej drejt Shqipërisë. Këtë periudhë, ai kërkon që drejtësia shqiptare t’ia njohë dhe t’ia konvertojë në ulje të dënimit që ka aktualisht në Shqipëri, 25 vite burg.

Gjykata e Elbasanit e ka marrë kërkesën e besnikut të Aldo Bares dhe ka nisur me mbledhjen e informacioneve zyrtare. Mësohet se drejtësia shqiptare ka dërguar një letër në Itali, ku kërkon informacion zyrtar nga drejtësia italiane, për të mësuar saktësisht se sa kohë ka qëndruar në paraburgim në Itali.

Dondollaku, u vu në pranga në muajin maj të vitit 2006, me një tjetër identetitet, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike. Ai kishte me vete një dokument çek, me emrin Denis Chochlanov, por shenjat e gishtave zbuluan identetin e tij të vërtetë.

Dondollaku është dënuar si pjesë e Bandës së Lushnjes. Ai akuzohet se është personi që vrau  inspektorin e Policisë, Kleanti Banon, tentoi të vriste komisar Sinan Metën, dhe një sërë krimesh të tjera. Dondollaku akuzohet për vënie gjobash, shpërthime me tritol, trafik ndërkombëtar të drogë, prostitucion, vrasjen e disa prej rivalëve të Bandës së Lushnjes, vrasjen e Nimet Zenelit, Xhevdet Demiri e Masar Aliut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enver dondollaku gjykata e elbasanit enver dondollaku gjykata e elbasanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2020, 11:27

Shkarkohet prokurori i Apelit Dritan Peka

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin e Prokurorit Dritan Peka, kreun e Prokurorisë së shkallës së parë të Apelit në...