Aktualitet

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, 4 të ndaluarit mohojnë përfshirjen në ngjarje

22 Tetor 2020, 11:54 Nga DOSJA
Atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, 4 të ndaluarit

TIRANË- Kur ka kaluar gati një javë nga atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, 4 të rinjtë e ndaluar dje nga Policia kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Grid Lenon, Albin Hoxha, Maringlen Matohiti, 30 vjeç, dhe Enea Hoxha, kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarjen e 15 tetorit, kur në rrugën “Mustafa Gjollesha” dy persona hynë pas biznesmenit Andon Dhima në hyrjen e pallatit dhe ky i fundit denoncoi se donin ta vrisnin.

Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se të ndaluarit pritet që nesër të dalin para gjykatës ku do të njihen me masën e sigurisë. Hetimi për ngjarjen vazhdon dhe në duart e grupit hetimor janë me dhjetëra orë pamje filmike, nga ku pritet të dalë e vërteta, se a ishin 4 të rinjtë personat që hynë në pallat pas Dhimës, dhe a kishin qëllim për ta vrarë.

Mbi ta rëndojnë disa akuza të rënda si “Vrasje e mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Ata u prangosën dje, pas një operacioni të koduar “Stuhia” i cili u ngrit pas ngjarjes.

Më 15 tetor, biznesmeni Andon Dhima publikoi pamjet e një atentati që sipas tij ishte tentuar t’i bëhej poshtë pallatit, tek dera e ashensorit, ku dy persona shihet se hynë pas tij dhe menjëherë u larguan. Dosja.al ka analizuar videot e atentatit duke hedhur dyshimet e mundshme edhe për një iskenim. Megjithatë me zbardhjen e plotë të ngjarjes mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur vërtetë me biznesmenin, a ka dashur dikush vërtetë që ta vrasë?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin hoxha atentati ndaj andon dhimes enea hoxha grid lenon mariglen matohiti albin hoxha atentati ndaj andon dhimes enea hoxha grid lenon mariglen matohiti

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2020, 11:27

Shkarkohet prokurori i Apelit Dritan Peka

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin e Prokurorit Dritan Peka, kreun e Prokurorisë së shkallës së parë të Apelit në...