Aktualitet

U kapën me 8 lëndë narkotike, arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra që u shpall në kërkim pas operacionit antidrogë “Theth

22 Tetor 2020, 11:37 Nga DOSJA
U kapën me 8 lëndë narkotike, arrestohet 28-vjeçari nga

SHKODËR- Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Thethi” ka arrestuar një nga personat e shpallur në kërkim për “trafik të narkotikeve” çuar në tre numrin e e personave që kanë rënë në pranga. blutë bëjnë me dije se i arrestuari është identifikuar si  M.D., 28 vjeç banues në fshatin Shtoj, Shkodër.

Sipas policië ndalimi i 28-vjeçarit u bë pasi ai ishte shpallur në kërkim, si person i implikuar në ngjarjen e datës 05.10.2020, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, ku shtetasit T. K. dhe A. T., të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, u kapën duke transportuar 8 kg lëndë narkotike me një mjet tip “Renault”. Në njoftimin e policisë thuhet se janë në kërim edhe të shetasit tjetër në kuadër të këtij operacioni.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Vijon operacioni antidrogë “Thethi”. Shkon në tre numri i të arrestuarve. Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të operacionit “Thethi”, i finalizuar rreth dy javë më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. D. 28 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim si person i implikuar në ngjarjen e datës 05.10.2020, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, ku shtetasit T. K. dhe A. T., të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, u konstatuan duke transportuar 8 kg lëndë narkotike me një mjet tip “Renault”. Vijon puna për kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arerstohet 28 vejcari ne shkoder arerstohet 28 vejcari ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2020, 11:27

Shkarkohet prokurori i Apelit Dritan Peka

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin e Prokurorit Dritan Peka, kreun e Prokurorisë së shkallës së parë të Apelit në...