Aktualitet

Rreze shprese për shqiptarët në kampin e ferrit në Siri! Delegacioni niset drejt Sirisë Veri-Lindore, dy zyrtarët e anti-t

22 Tetor 2020, 11:44 Nga DOSJA

TIRANË– Një delegacion shqiptar është nisur drejt Sirisë Veri-Lindore për të vijuar me operacionin e riatdhesimit të fëmijëve shqiptarë dhe grave shqiptare që kanë mbetur të bllokuar në kampin Al-Hol. 

Në krye të delegacionit është drejtori i Anti-terrorizmit, Gledis Nano, ndërsa në Siri, delegacioni shqiptar do të udhëhiqet nga konsulli shqiptar në Liban dhe Siri, Marc Ghorayeb. Mediat e huaja kanë publikuar edhe foto nga takimi, ndërsa burime për Top Channel bëjnë me dije se dy zyrtarët e antiterrorit shqiptar Gledis Nano dhe Indrit Doda kanë 4 javë që ndodhen në Liban për të ndërtuar dhe finalizuar të gjithë operacionin e riatdhesimit.

Pala shqiptare është pritur nga zyrtarët Abdul Karim Omar dhe Fenner Kaait pjesë e departamentit me marrëdhëniet me jashtë në qytetin Kamishli, provinca ku është edhe kampi Al Hol, ndërkohë nuk kanë munguar edhe zyrtarë të tjerë. Po ashtu të njëjtat burime për Top Channel bënë me dije se autoritet e Rojavas gjatë takimit janë shprehur se gratë që janë vënë nën procedim penal nga autoritet kurdo-siriane duhet të presin mbarimin e hetimin e më pas mund të kthehen në një moment të dytë.

Kjo është vizita e dytë brenda pak muajsh që bëhet për të rikthyer në atdhe të gjithë ata që janë larguar për të luftuar në Siri. Fillimisht për të negociuar shkoi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, megjithatë ai zgjodhi të mos jepte asnjë detaj lidhur me çfarë kishte ndodhur gjatë vizitës së tij, me sqarimin se mund të kishte ndërhyrje. 

I vetmi shqiptar që ka arritur që të merret nga kampi, i cili u pagëzua si “kampi i ferrit” është i mituri Alvin Berisha, për të cilin kishte ndërhyrje edhe nga shteti italian dhe shoqata ndërkombëtare.

(k.m.f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet delegacioni shqiptar ne siri femijet shqiptare në siri gledis nano delegacioni shqiptar ne siri femijet shqiptare në siri gledis nano

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2020, 11:27

Shkarkohet prokurori i Apelit Dritan Peka

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin e Prokurorit Dritan Peka, kreun e Prokurorisë së shkallës së parë të Apelit në...