Aktualitet

E rëndë në Himarë/ Gjendet i vdekur një berber në shtëpi, policia ndan ‘dyshimet’ në dy pista, 43-vjeçari u

22 Tetor 2020, 11:47 Nga DOSJA
E rëndë në Himarë/ Gjendet i vdekur një berber në

HIMARË- Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Himarë, ku një berber është gjetur i pajetë brenda ambienteve të berberhanes. Bujar Çela, 43 vjeç, u gjet i pajetë në orët e para të së mërkurës, ndërsa burime për Dosja.al bëjnë me dije se është dashur thyerja e xhamave nga ana e uniformave blu për të hyrë brenda në dyqan. Në momentin që policia ka hyrë brenda berberhanës, motori është gjetur i ndezur, ndërsa deri më tani nuk ka patur pretendime për vdekjen e tij, dhe ajo është raportuar si një vdekje aksidentale tek familja. Por për vdekjen e tij janë dy pista. E para se: 43-vjeçari ka harruar motorin ndezur natën dhe ndotja i ka shkaktuar asfiksinë dhe vdekjen. 

Ndërsa e dyta, se berberi është gjetur i vdekur në tualetin e dyqanit, dhe se mund të ketë rrëshqitur dhe të ketë gjetur vdekjen pas përplasjes së kokës. 

Këto dy pista janë në duart e grupit të efektivëve që kanë mbledhur të dhëna dhe pritet të ‘shuhen’ pas autopsisë. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit është dërguar sot në banesën e fundit në Librazhd, pasi po të njëjtat burime i thanë Dosja.al se berberi jetonte në Librazhd, ndërsa në Himarë punonte si berber në dyqanin e tij që kishte hapur prej disa kohësh. Familja e tij ndodhet në Librazhd, ndërsa mësohet se viktima nuk ka patur konflikte apo precedentë të mëparshëm penalë. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela vdekja e bujar celes ne himare vdes berberi bujar çela vdekja e bujar celes ne himare vdes berberi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2020, 11:27

Shkarkohet prokurori i Apelit Dritan Peka

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin e Prokurorit Dritan Peka, kreun e Prokurorisë së shkallës së parë të Apelit në...