Aktualitet

Konferenca e Rektorëve/ Hoxha: Mësimi do të jetë i alternuar, tarifat nuk do të ndryshojnë, do të jenë si më parë

22 Tetor 2020, 11:14 Nga DOSJA
Konferenca e Rektorëve/ Hoxha: Mësimi do të jetë i

TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në një konferencë që ka zhvilluar ditën e sotme me rektorët ka folur në lidhje me fillimin e vitit të ri akademik, që do të startojë më 2 nëntor. Hoxha tha se mësimi mund të bëhet i alternuar në kombinim mes platformës online dhe në autoditore, duke marrë shkas nga situata me COVID-19. Ndër të tjera ai ka folur edhe në lidhje me tarifat e studimit ku është shprehur se këto të fundit janë të përcaktuara në Paktin për Universitetin, duke shtuar se nuk do të ketë përgjysmime të tyre, pasi sipas tij në këtë mënyrë do të bllokohet Universitetin.

“Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik, një nga diskutimet në konferencë ishte se si do e përballonim situatën. Në dijeninë time të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma ndryshe nga ato që kemi punuar me herët. Ajo që po ndodh në të gjitha universitet e vendit, është krijimi i një platforme, që garanton që procesi të zhvillohet normalisht. Ajo që po ndodh këto ditë është se po trajtohen në përdorimin e sistemit, pedagoget, administratorët dhe studentët që fillimi akademik të na gjejë të përgatitur. Do të kenë përgjysmim, mbështetje të studentëve në nevojë. Tarifën e regjistrimit për ciklin e dytë të studimit, do të jetë 20 mijë lekë. Ka një kërkesë të studentëve, dhe nuk do të ketë përgjysmim të tarifës, pasi do të thotë të bllokosh universitetin. Cikli i dytë i studimeve kudo në botë paguhet më shumë.” tha ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll