Aktualitet

Shkarkohet prokurori i Apelit Dritan Peka

22 Tetor 2020, 11:27 Nga DOSJA
Shkarkohet prokurori i Apelit Dritan Peka

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin e Prokurorit Dritan Peka, kreun e Prokurorisë së shkallës së parë të Apelit në Tiranë, i cili kaloi fazën e Vetteingu-t në KPK.

Mësohet se vendimi për shkarkimin e Pekës është marrë gjatë ditës së sotme, teksa u mbajt dhe seanca për rivlerësimin e prokurorit.

“Ndryshim i vendimit nr. 112, date 04.03.2019 te KPK-se qe lidhet me subjektin e rivleresimit Dritan Peka, shkarkim nga detyra,”– shkruhet në njoftimin e KPA-së. 

Prokurori Dritan Peka kaloi provën e Vetting-ut në KPK, por nuk i mbylli llogaritë me kaq. Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK-së dhe u caktua senaca në KPA.

Kush është Dritan Peka?

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Fillimisht ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan peka shkarkohet dritan peka dritan peka shkarkohet dritan peka

Sondazh

Poll