Politike

Rama quan Bashën ‘dezhurn’: Në vend të liderit është një zëvendësuses, një bosh. PD ka të njëjtët njerëz, nuk k

21 Tetor 2020, 13:56 Nga DOSJA
Rama quan Bashën ‘dezhurn’: Në vend të liderit

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer epitetet për kryedemokratin Lulzim Bashën në aktivitetin ‘Deputeti që duam’ i mbajtur ditën e sotme në Elbasan.

‘Dozhurn, zëvendësues, bosh’ janë termat që Rama tha për rivalin e tij. Ndër të tjera kryeministri u shpreh se Partia Demokratike nuk ka asnjë ide, asnjë ndryshim ndër vite dhe nuk mundet të thotë që është gati të qeverisë.

‘Si mundet PD sot të thotë jam gati të qeverise kur nuk ka reflektuar asgjë. janë të njëjtët njerëz, të njëjtat ide me ndryshimin që në vend të liderit është një zëvendësues, një dezhurn, është një bosh. Por sidoqoftë ne nuk e kemi betejën me ta. Ne PS. Kundërshtarët tanë në këtë betejë nuk janë ata, ata janë kundërshtarët e Shqipërisë, të së ardhmes së Shqipërisë dhe kundërshtarë të çdo shqiptari që do të jetojë këtu dhe çdo të riu. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëpërmbushjeje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari. Ne na duhen vajza dhe djem si vajza që foli para meje dhe Evisit, shqiptarë që vijnë nga jeta e përditshme, vijnë nga puna, nga përpjekjet dhe rezultatet në rrugën e tyre, qofshin në rrugën e qytetit, qofshin në rrugën e fshatit. Qofshin profesionistë në qytet apo fshat”, deklaroi Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne elbasan 21 tetor lulzim basha edi rama edi rama ne elbasan 21 tetor lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 21 Tetor 2020, 13:50

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama sërish ka përmendur presidentin e vendit gjatë aktivitetit që zhvilloi ditën e sotme në Elbasan. Rama u shpreh se Meta ka marrë t...