Politike

21 Tetor 2020, 13:50 Nga DOSJA

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama sërish ka përmendur presidentin e vendit gjatë aktivitetit që zhvilloi ditën e sotme në Elbasan. Rama u shpreh se Meta ka marrë të gjitha privilegjet nga Shqipëria e se nuk ka se çfarë kërkon më tepër.

Dhe një herë tjetër, Rama theksoi deklaratën për dekoratat që jep Meta duke thënë se nuk i lë të vdekurit rehat se të gjallët jo e jo. Meta ka marrë më shumë seç duhet nga Shqipëria, theksoi sërish Rama nga Elbasani.

Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta sot? Çfarë do Ilir Meta? A mund të ma thotë njeri çfarë duhet t’i japë më shumë Shqipëria Ilir Metës. Qysh kur ka lindur shteti shqiptar asnjë figurë politike nuk ka marrë më shumë se Ilir Meta. Të gjitha Shqipëria ia ka dhënë Ilir Metës. Çfarë kërkon sot Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat se të gjallët jo e jo. Çfarë kërkon Ilir Meta që ka marrë trastën dhe vjen vërdallë varreve për të dekoruar heronjtë. Për t’i bërë heronj mjeshtra pune, mjeshtra arti e mjeshtra zanati. E bëj këtë pyetje për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parit dhe të trajtuarit si plaçkë dhe të shqiptarëve si mish për top.’- tha kryeministri Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne elbasan ilir meta edi rama edi rama ne elbasan ilir meta

Sondazh

Poll