Politike

Përmendi emrin e Metës për marrëveshjen me Greqinë, Presidenca-Ramës: O tyç gënjeshtar, në atë vit ishte në Opozitë,

21 Tetor 2020, 10:38 Nga DOSJA
Përmendi emrin e Metës për marrëveshjen me Greqinë,

TIRANË– Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë në një konferencë për mediat, tha se Greqia ishte mjaftuar për kufijte detarë me marrëveshjen që kishte bërë me Sali Berishën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

Më anë të një statusi në rrjetet sociale nga zëdhënësi Tedi Blushi, Presidenca e ka quajtur gënjeshtar Ramën, teksa shton se marrëveshja me Greqinë është nënshkruar në vitin 2009, kohë kru Meta ishte në Opozitë. 

“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet. Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009. O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë. Mashtrimi është vesi i tij! Vesi del me shpirtin!”- shkruan Blushi.

Më herët, Rama tha se ishte ai që e ka kërkuar dërgimin në Hagë të çështjes së detit, pasi Greqia ishte mjaftuar më marrëveshjen e arritur në vitin 2009, me Metën, Lulin e Berishën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne konference 21 tetor 2020 tedi blushi edi rama rama ne konference 21 tetor 2020 tedi blushi

Sondazh

Poll