Politike

Basha: Gjendja e inceneratorit të Elbasanit i ngjan një burgu mafioz

21 Tetor 2020, 10:55 Nga DOSJA
Basha: Gjendja e inceneratorit të Elbasanit i ngjan një burgu mafioz

TIRANE– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se ka informacione nga brenda ambienteve të inceneratorit të Fierit, ku siç tha ai, situata i përngjan një gjendjeje mafioze. Basha deklaroi se edhe në buxhetin e vitit 2021, inceneratori i Tiranës do të marrë 11 milionë euro.

Policia dhe Prokuroria japin informacione të hollësishme për çdo krim ordiner; për aferën e inceneratorëve asnjë informacion. Mos hetimi i SPAK, inkurajon hajdutët të vjedhin më shumë. Buxheti i 2021, inceneratorit të Tiranës i rritet pagesa nga 7 në 11 milion euro. Basha: Gjendja inceneratorit të Elbasanit i ngjan një burgu mafioz.  Në ditët e tij të fundit planifikon të marrë 148 milionë dollarë nga xhepat e shqiptarëve.  Kjo aferë përball çdo shqiptar me nje bandë që vjedh në kohën e pandemisë. Mbi 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, asnjë masë ekonomike, asnjë masë shëndetësore.”-tha Basha. 

Deklarata u bë në kohën kur PD ka bërë tri padi në SPAK për inceneratorët. Kallëzimi në SPAK vjen pas një debati gati dy javor në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndarë 400 milionë euro nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve, dhe se do të shkarkohet kryebashkiakja e Durrësit që të firmosë Milva Ikonomi në vend të saj, shkresën që i hap rrugën “vjedhjes së parave” . Por kryeministri Edi Rama, ka një tjetër qëndrim për çështjen. Rama thotë se PD ka një marrëdhënie nostalgjie me plehrat, ndërsa e akuzoi Bashën se kur PD ishte në pushtet, mbetjet ishin “male krenarie”. Rama i quajti akuzat për shpërdorim të parave ‘shpifje’ dhe u zotua se ndërtimi i impianteve do të vazhdojë, si e vetmja mënyrë për të trajtuar mbetjet në Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e bashes per inceneratoret lulzim basha akuzat e bashes per inceneratoret lulzim basha

Sondazh

Poll