Politike

“Nëse zgjedhjet do të ishin të dielën, PS do të fitonte”/ Basha komenton deklaratën e Ramës: Kemi 2 vite që i kërko

21 Tetor 2020, 11:00 Nga DOSJA
“Nëse zgjedhjet do të ishin të dielën, PS do të

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha paraditen e sotme se “nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin të dielën, PS do t’i fitonte“. Basha tha se opozita ka 2 vite që kërkon zgjedhje, dhe PS ka hedhur në erë çdo marrëveshje dhe po minon progresin e Reformës Zgjedhore.

“Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dogjëm mandatet për to, pse nuk i bëri ai? Pse ky njeri që kontrollon buxhetin, paratë e pista donte të merrte edhe komisionerët e opoziës? Pse hodhi në erë paktin e shkruar në Rezidencën e Ambasadës Amerikane të përshëndetur nga ndërkombëtarët duke i mbyllur derën e nisjes së negociatave nëse i dilnin sondazhet në rregull? Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të kapur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar, sa më shpejt që më mirë! Opozita do i fitojë thellë zgjedhjet dhe shqiptarëve do ju kthejë shpresën për të nesërmen”,-tha Basha, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ku denoncoi kontratat për inceneratorët dhe kërkoi hetim të pavarur nga SPAK.

Kryeministri Edi Rama tha sot se nëse zgjedhjet do të ishin të dielën, PS do t’i fitonte zgjedhjet me një rezultat akoma më të thellë se në vitin 2017, përballë Partisë Demokratike Kryeministri ishte aq i bindur në ato fjalë, saqë tha se për të mundur PD-në, nuk u duheshin as ato projekte që ka prezantuar deri më sot.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 edi rama lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll