Politike

Rama tregon momentin kur i ka kërkuar Evis Kushit të ishte pjesë e PS-së: Ishte e shokuar dhe refuzuese, mu desh jo pak duri

21 Tetor 2020, 13:32 Nga DOSJA
Rama tregon momentin kur i ka kërkuar Evis Kushit të ishte pjesë

TIRANE– Gjatë aktivitetit ‘Deputeti që duam’ i zhvilluar nga Partia Socialiste në Elbasan, kryeministri Edi Rama rikujtoi momentin kur i kërkoi ministres së re të Arsimit, Evis Kushit që të ishte pjesë e tyre.

Rama zbuloi se në fillim Kushi ishte e shokuar nga kërkesa dhe më pas e refuzoi mirëpo me këmbëngulje, ajo pranoi që të ishte pjesë e strukturave të PS-së.

‘Më kujtohet koha kur e kam takuar Evisin (Evis Kushin) dhe i kam kërkuar që të përfshihet në skuadrën tonë. Ishte e shokuar dhe refuzuese, pasi kishte të njëjtën ndjenjë mosbesimi, pasigurie që të futesh në politikë si deputete është dicka e mirë , për ty dhe familjen, komiteti. Mu desh jo pak durim, për ta bindur ashtu si dhe për të tjerë që sot janë me eksperiencë në pozicione me përgjegjësi të mëdha. Jam krenar se kur kthej kokën prapa dhe bëj bilanc ka ndodhur një ndryshim i madh që për fat të keq është mohuar , refuzur të vihet në pah që të shihet nga ajo pjesë e mjedisit tonë dhe nga ajo pjesë e mënyrës tonë të të menduarit’.

Kjo deklaratë e Ramës erdhi pasi ai po i bënte thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e PS-së, duke dhënë shembullin e ministres që në fillim ishte konfuze për tu bërë pjesë e politikës mirëpo tani është në një nga pozicionet më të larta në qeveri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama evis kushi edi rama evis kushi

Sondazh

Poll