Politike

Aksidenti i Ahmetajt/ Rama: Nuk merrem me survejime në vrimën e çelësit, kush udhëton me kë, dhe se kush është gruaja e

21 Tetor 2020, 10:21 Nga DOSJA
Aksidenti i Ahmetajt/ Rama: Nuk merrem me survejime në vrimën e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me aksidentin e shumëpërmenduar të ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili ishte në një makinë me biznesmenin Mirel Mërtiri. I pyetur në lidhje me këtë çështje në konferencën e mbajtur para gazetarëve, për çështjet e ekonomisë, Rama tha se ai nuk merret me survejime në vrimën e çelësit, se kush udhëton me kë, se kush është bashkëshortja e kujt, por për të ka rëndësi çështja e plehrave.

Refuzoj të përgjigjem se unë nuk merrem me survejime në vrimën e çelësit, se kush udhëton me kë, dhe se kush është bashkëshortja e kujt, nuk është kjo detyra ime. E vetmja gjë që mund tiu them është që të shihni gjendjen e plehrave, procedurat nuk janë punët e mija, unë shoh vetëm rezultatin. Një gjë u them se shpifjet, sajesat, më shumë se këtë herë nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë, përballë një investimi modern. Janë të verbuar,”– tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama mirel mertiri raam ne konference 21 tetor 2020 arben ahmetaj edi rama mirel mertiri raam ne konference 21 tetor 2020

Sondazh

Poll