Politike

‘Deputeti që duam’/ Rama flet nga inceneratori i Elbasanit: PD-ja merr çelësat dhe bën rrëmujë gjithçka, ne vijmë dh

21 Tetor 2020, 12:49 Nga DOSJA
‘Deputeti që duam’/ Rama flet nga inceneratori i Elbasanit:

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën ‘Deputeti që duam’ edhe për të rinjtë e Elbasanit, që duan të bëhen pjesë e Partisë Socialiste. Nga pika e përpunimit të mbetjeve, që njihet ndryshe si incenerator, e që javët e fundit është bërë ‘mollë-sherri’ për përplasjen mes PD-PS, Rama u bëri thirrje të rinjve që të bëheshin pjesë e selisë rozë.

Bashkë me kryetarin e grupit parlamentar, Taulant Balla, kryeministri tha se të gjithë ata që e ndjenë veten se kanë gjëra për të dhënë, duhet të bëhen pjesë e PS-së, për të bërë që kjo parti të futet më 25 prill, me listën më të mirë për zgjedhjet parlamentare të radhës.

Kryeministri nuk i ndali sulmet për Presidentin Ilir Meta dhe për Partinë Demokratike, as nga Elbasani. Për Metën, Rama tha se nuk e kupton se çfarë kërkon më ai njeri nga Shqipëria, pasi sipas tij, ka marrë trastën dhe ka dalë në varreza për të dekoruar heronjtë.

Ndërsa për selinë blu, tha se sa marrin ata çelësin në dorë, bëjnë gjithçka rrëmujë, kurse PS-ja vjen dhe rregullon rrëmujën e tyre. Sidoqoftë, sipas Ramës, betejën Partia Socialiaste nuk e ka me atë Demokratike, por me ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëpërmbushjeje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari. Në fund, kryeministri tha se është krenar kur kthen kokën pas dhe bën bilancin.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama taulant balla edi rama taulant balla

Sondazh

Poll