Politike

Greva e naftëtareve, Rama: Nuk funksionon shantazhi, zero! Jam i gatshëm të qajmë hallin, por bashkë s’kemi llogari të p

21 Tetor 2020, 10:08 Nga DOSJA
Greva e naftëtareve, Rama: Nuk funksionon shantazhi, zero! Jam i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje grave naftëtare që janë futur në grevë urie që të dalin nga greva e të ulen të flasin me të. Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se ultimatumet nuk funksionojnë me të. Ai shtoi se u ka bërë ftesë grave që të bisedojnë me të për të qarë hallet, por që qeveria nuk ka asnjë llogari të pambyllur me ta.

Asnjë presion as shantazh nuk funksionon me mua . E kam bërë të qartë ne nuk jemi palë përballë një pale ne jemi pjesë e një familjeje dhe me naftëtarët nuk kemi asnjë llogari të hapur dhe as të mbyllur. Në kushtet kur refuzojnë të hyjnë në programin e asistencës shtetërore jemi gati të ulemi e të qajmë hallin. Nuk funksionon shantazhi, zero!”- tha Rama.

Edhe mëngjesin e sotëm, me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama kërkoi nisjen e bisedimeve me naftëtaret. Nga ana tjetër, grevistet nuk pranopjnë që të lënë grevën e urisë. Ato kanë kërkuar që fillimisht t’u kalohen pagat dhe më pas të ulen e të bisedojnë me kryeministrin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne konference 21 tetor 2020 edi rama rama ne konference 21 tetor 2020

Sondazh

Poll