Politike

Shpëtim Idrizi i drejtohet policëve: Ju kërkoj të falur nëse kam bërë ndonjë gjest

20 Tetor 2020, 19:31 Nga DOSJA
Shpëtim Idrizi i drejtohet policëve: Ju kërkoj të falur

TIRANE– Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka kërkuar falje publike për të gjithë policët që ishin të pranishëm ditën e sotme në protestën që u mbajt përballë ministrisë së jashtme. Idrizi, i ftuar mbrëmjen e sotme dhe në emisionin ‘Real Story’ iu drejtua kamerës dhe u shpreh:

I kërkoj të falur publike policëve nëse kam bërë ndonjë gjest në protestë’.

Idrizi theksoi se e bëri gjestin edhe se u ndje keq, duke shtuar se kishin parashikuar që të uleshin në tokë në formë porteste.

“Nuk do e hidhja shishen në kushte normale. Vija nga një moment shumë i madh tensioni. Nëse do shikoje atë momente, do shihje disa nëna çame që qanin, sepse ua kishin marrë djemtë në komisariat dhe unë ndjeja përgjegjësi. Ne kishim parashikuar të uleshim në tokë si formë proteste. Policët janë vëllezërit tanë. Policia jonë me të njëjtin agresivitet, të shkojë në jug dhe të sillen kështu me ata grekë që ngrenë flamurin e Vorio Epirit”, tha kreu i PDIU-së.

Idrizi tha më tej se Rama e ka injoruar çështjen më të rëndësishme të shqiptarëve të Çamërisë, të cilën vite më parë thoshte se bënte shumë ndaj saj.

“Kam qenë i revoltuar nga gjithë sjellja e policisë shqiptare ndaj anëtarëve të komunitetit të Çamërisë. Sot të gjithë ata shqiptarë që mendojnë çështjen çame si shqiptare, donin të protestonin, sepse ne kemi pyetje të tilla si kur do hiqet ligji i luftës, kur do të nderohen partizanët çamët, kur arvanitasit do marrin statusin e minoritetit apo kur shqiptarët apo arvanitët të mësojnë shqipen. Varrezat e grekëve u bënë në Shqipëri, duke qenë pushtues.  Ajo që është bërë ndaj çamëve duhet të njihet si gjenocid. I çuan në rajon disa aktivistë tanë dhe Bojken Abazin e VV. Leja na u refuzua në momentin e fundit. Policia ishte agresive. Edi Rama dikur thoshte se bënte shumë për çështjen çame, kurse sot e ka injoruar”, u shpreh Idrizi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shpetim idrizi shpetim idrizi

Sondazh

Poll