Politike

Ylli komunist në kollare, nuk përmbahet Kujtim Gjuzi: Po të ishte i bardhë, s’do të thonim gjë. Ka lidhje me Beograd

20 Tetor 2020, 17:32 Nga DOSJA
Ylli komunist në kollare, nuk përmbahet Kujtim Gjuzi: Po të ishte

TIRANË– Kreu i Partisë Konservatorë të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi ka folur për detajin në kollaren e kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit të sotëm me kryediplomatin grek, Nikos Dendias. Në programin “ABC e Pasdites”, Gjuzi akuzoi kreun e qeverisë se ka lidhje me Beogradin, dhe herë pas herë, sipas deputetit, u dërgon sinjale me veshje.

Ca të tjerë provokojnë edhe me yllin e kuq, sic ishte ky rasti i kryemistrit. Nëse do të ishte një yll siç e ka vendosur njëherë tjetër i bardhë, nuk do të thonim gjë, por mesa duket Edi Rama me yllin e kuq të Beogradit, vazhdon të ketë lidhje që nuk mund t’i zhbëjë dot. Herë pas here jep edhe sinjale përmes veshjes,”-tha në fjalën e tij Gjuzi.

Ndër të tjera Gjuzi tha se ylli ka simbolikën e komunizmit që për 44 vite vendit tonë i ka marrë frymën duke pretenduar se Rama ka mënyrën më të keqe të të provokuarit.

“ Ylli për 44 vite, na ka marrë frymën,” – shtoi Gjuzi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kujtim gjuzi ylli ne kollaren e rames edi rama kujtim gjuzi ylli ne kollaren e rames

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 14:36

TIRANE– Presidenti Ilir Meta priti ditën e sotme në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.Pas përfundimit të takimit Meta është shpr...