Politike

Qëlloi me shishe mbi Policinë dhe iku me vrap! Shpëtim Idrizi nuk pendohet për gjestin: Vapë po bënte, një shishe ujë nu

20 Tetor 2020, 19:09 Nga DOSJA
Qëlloi me shishe mbi Policinë dhe iku me vrap! Shpëtim Idrizi nuk

TIRANE– Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘A Show’ veprimin që bëri para policisë në protestën e zhvilluar para ministrisë së jashtme.

Idrizi tha se ishte një reagim i momentit, i nervozuar nga sjellja e policiëve mirëpo në fund ai thotë se një shishe ujë nuk do ti bënte aspak keq ministrit të jashtëm grek.

‘Ai ka qënë reagim i momentit, i nervozuar nga ajo që ka qënë çudia më e madhe e kësaj dite. Nuk e kuptoja ishim në Greqi apo në Shqipëri, nga terrori i policisë. Ajo që nisa të bëj me vetëdije ishte bllokimi i rrugës. Ishte një gjest i momentit, nga ajo që po na bënte policia por mendoj për të tërhequr vëmendjen se e meriton dhe ministri i jashtëm, vapë po bënte dhe një shishe ujë nuk do ti bonte keq.’– u shpreh Idrizi.

Shpëtim Idrizi qëlloi ditën e sotme në drejtim të eskortës së ministrit grek me një shishe ujë në protestën që u zhvillua para ministrisë së jashtme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shpetim idrizi shpetim idrizi

Sondazh

Poll