Politike

Dendias përfundon takimin me Lulzim Bashën. Ministri: Çështja e detit do të shkojë në Hagë, kreu i PD: Domosdoshmëri ab

20 Tetor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Dendias përfundon takimin me Lulzim Bashën. Ministri:

TIRANE–Ministri i Jashtëm grek ka përfundurar takimin me dyer të mbyllura me Lulzim Basha. Ai është shprehur pas takimit se çështja e detit do të shkojë në Hagë.

Ndërkohë nga ana tjetër dhe kryedemokrati Basha është shprehur pas takimit se ka ritheksuar qëndrimin që ka prej 10 vitesh se zgjidhja e detit duhet të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare.

‘Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë  NikosDendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.’- shkruan Basha nw Twitter.

Diplomati grek Nikos Dendias erdhi ditën e sotme në Tiranë aty ku u takua fillimisht me kryeminsitrin Edi Rama me të cilin ranë dakord që çështjen e detit që ta çonin në Hagë. Ai u takua dhe me presidentin e vendit. Meta pas takimit u shpreh se prioritet kryesor ka marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë duke theksuar se duhet të zhvillohen me frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura me interesat strategjike. Ndërsa në fund, kryediplomati grek takoi edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha, i cili gjithashtu mbështeti vendimin për t’a çuar në Gjykatën e Hagës ndarjen e kufijëve detarë. Tanimë Dendias do të takohet edhe me kryetarin e PPDNJ-së, Vangjel Dule dhe pas tij do të shkojë, të shikojë nga afër punën e biznesve greke në Shqipëri, për ta mbyllur vizitën me një takim me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha nikos dendias ne tirane lulzim basha nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 14:36

TIRANE– Presidenti Ilir Meta priti ditën e sotme në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.Pas përfundimit të takimit Meta është shpr...

Politike 20 Tetor 2020, 05:22

TIRANË– Çështja e detit Jon do të diskutohet në Gjykatën e Hagës. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët me...

Politike 20 Tetor 2020, 11:54

TIRANË– Ministri jashtëm grek Nikos Dendias ka përmendur edhe luftën me Turqinë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Dendias tha se ...