Politike

‘Turqia s’do paqe mes nesh dhe Shqipërisë’/ Shqetësohen grekët, mediat japin ALARMIN: Ankaraja do sjellë marinën e s

20 Tetor 2020, 17:17 Nga DOSJA
‘Turqia s’do paqe mes nesh dhe Shqipërisë’/

GREQI– Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias në Tiranë u komentua gjatë ditën e sotme në mediat greke. Në fokus të tyre ishte vendimi i përbashkët për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës lidhur me çështjen e detit, mirëpo u ngrit dhe shqetësimi se Turqia do të përdorë portin e Vlorës për të sjellë marinën e saj.

‘Newsbomb. gr’ shkruan se Greqia ka vërejtur iniciativa shqetësuese nga Turqia e cila do të përdorë portin e Vlorës për marinën turke.

“Ky është një zhvillim që Athina dëshironte, në mënyrë që të anashkalonte humnerën e kushtetutshmërisë që ka lindur në Shqipëri dhe ka qenë justifikimi i vendosur i Tiranës që nga viti 2009 për të shmangur debatin. Meqenëse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon në Shqipëri për momentin, ngërçi ishte i dukshëm. Është e qartë, megjithatë, në një nivel më të gjerë, se Ankaraja nuk dëshiron një zgjidhje të çështjes së detit midis Greqisë dhe një vendi tjetër fqinj. Nga Athina, iniciativa të ndryshme shqetësuese turke vërehen me interes për Shqipërinë fqinje, të tilla si, për shembull, dhënia e një kalate në portin e Vlorës në përdorimin për marinën turke”, shkruan ‘Newsbomb.gr’.

Prestigjozja “Kathimerini” nga ana tjetër shkruan se dërgimi në Hagë i kësaj çështje është diçka që pala greke e dëshironte “në mënyrë që të anashkalonte humnerën e kushtetueshmërisë që është ngritur në Shqipëri dhe që prej vitti 2009 është justifikimi i vendosur i Tiranës për të shmangur debatin”.

“Kathimerini” shkruan më tej se Athina zyrtare e shikon me shqetësim iniciativën për t’i dhënë një hapësirë marinës turke në Portin e Vlorës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mediat greke nikos dendias ne tirane mediat greke nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 14:36

TIRANE– Presidenti Ilir Meta priti ditën e sotme në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.Pas përfundimit të takimit Meta është shpr...