Politike

“Deti” shkon në Hagë, BE mirëpret e para marrëveshjen Shqipëri-Greqi: Po ndiqen parimet e fqinjësisë së mirë

20 Tetor 2020, 18:57 Nga DOSJA
“Deti” shkon në Hagë, BE mirëpret e para

BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë për t’i referuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare.

E para që ka komentuar dakordësinë ka qënë përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna Pisonero. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se ky detaj është tregues i parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë,

BE mirëpret njoftimin nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë se si të procedohet me mosmarrëveshjet e tyre detare. Çështjet në lidhje me shënimin e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë,”- ka shkruar Anna Pisonero.

Sot, gjatë vizitës së kryediplomatit grek Nikos Dendias, në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama u bë me dije se çështja që i ndante të dyja palët, ajo e ndarjes së kufijve detarë, tashmë do të jetë në duart e instancave ndërkombëtare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anna pisonero ceshtja e detit me greqine ne hage anna pisonero ceshtja e detit me greqine ne hage

Sondazh

Poll