Politike

Ministria e Drejtësisë bën gati projektligjin e posaçëm për arbitrazhin, do kalojë filtrin e Këshillit të Ministrave

20 Tetor 2020, 16:20 Nga DOSJA
Ministria e Drejtësisë bën gati projektligjin e

TIRANË– Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj për të përgatitur kornizën ligjore për rregullimin e arbitrazhit vendas dhe ndërkombëtar, gjë e cila do të kalojë në shqyrtim në Këshillin e Ministrave.

“Përcaktimi i rregullave kombëtare për zhvillimin e arbitrazhit është vlerësuar si një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare, qendër merret në përputhje me programin politik të qeverisë 2017-2021, në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës, garantimit të të drejtave të njeriut, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve midis shtetit dhe palëve private, apo palëve private me njëra-tjetrën dhe kundrejt detyrimeve të marra përsipër ndërkombëtarisht,”- shkruhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas ministres Gjonaj, miratimi i këtij projektligji dhe një mjedisi të mirërregulluar i fushës së arbitrazhit do të sjellë impakt pozitiv për të gjitha grupet e interest.

Miratimi i një ligji të posaçëm për Arbitrazhin do të sjellë rezultate pozitive në drejtim të konsolidimit të kuadrit ligjor për arbitrazhin, në kushtet kur projekt-akti përmban dispozita që rregullojnë si arbitrazhin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar. Përkatësisht, këto dispozita përfshijnë të përshtatura parashikimet e Konventës së Nju Jorkut ku aderon Shqipëria, konkretisht dispozitat që rregullojnë në parim detyrimin e shtetit për të njohur vendimin dhe marrëveshjen e arbitrazhit, si dhe dispozitat që rregullojnë paraqitjen e kërkesës për njohje,”- shkruhet më tej në njoftim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj projektligji per rregullimin e arbitrazhit etilda gjonaj projektligji per rregullimin e arbitrazhit

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 14:36

TIRANE– Presidenti Ilir Meta priti ditën e sotme në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.Pas përfundimit të takimit Meta është shpr...

Politike 20 Tetor 2020, 05:22

TIRANË– Çështja e detit Jon do të diskutohet në Gjykatën e Hagës. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët me...

Politike 20 Tetor 2020, 11:54

TIRANË– Ministri jashtëm grek Nikos Dendias ka përmendur edhe luftën me Turqinë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Dendias tha se ...