Sport

“Skam lidhje me shqiptarët”/ Pirro Dhima i vë pikat mbi i deklaratës së mëparshme: Kjo është nderi im dhe krenaria im

20 Tetor 2020, 12:03 Nga DOSJA
“Skam lidhje me shqiptarët”/ Pirro Dhima i vë pikat mbi i

GREQI- Ish-peshëngritësi, Pirro Dhima i është rikthyer edhe njëherë deklaratës së tij të mëparshme ku deklaroi se është grek. Pas përgjigjes që i dha gazetarës Elena Akrita “Unë jam grek i lindur në Shqipëri” pasi ajo e quajti me origjinë shqiptare, Dhima ka folur edhe njëherë mbi kombësinë e tij për të “sqaruar debatin”. Ai në një intervistë për mediat fqinje tha se është puro grek dhe se nuk ka fare lidhje me shqiptarët.

 “Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi. Kjo është nderi im dhe krenaria ime. “Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im nga Tirana sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu që foshnjë isha në Himarë me gjyshen time. Grua e mrekullueshme dhe e mençur,” u shpreh ai.

Ai gjithshtu foli edhe për periudhen ditaktoriale në Shqipëri ku tha se nuk kishte mundësi që të studionte pasi vetëm njerëzit që ishin të betuar në Partinë Komuniste ishin të lirë.

Partia Komuniste nuk na dha mundësinë për të studiuar në universitete. Vetëm njerëzit e betuar në parti nga Epiri i Veriut ishin të qetë”, mbylli ai.

(I.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarate e ish- peshengritesit pirro dhima deklarate e ish- peshengritesit pirro dhima

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2020, 11:22

Bojkoti drejt fundit, të premten verdiktet…

Nëse nuk ishte i bardhë “tymi”, i dalë nga takimi i sotëm midis Ligës Profesioniste dhe Ministrisë së Finanacave dhe Ekonomisë, të paktën ai ishte gri. Gjith&cc...

Sport 20 Tetor 2020, 10:34

“Tetori rozë”, thyen bojkotin…

TIRANE – Në kuadrin e “Tetorit rozë”,  një periudhë sensibilizimi dhe në mbështetje të femrave në luftën e tyre ndaj kancerit të gjirit, Federata Shqiptare e Fu...

Sport 20 Tetor 2020, 09:20

Dinamo, këtë sezon me fanelë portokalli!

TIRANE – Klubi i njohur kryeqytetas, Dinamo që luan në Kategorinë e Parë prej disa sezonesh, duket se ka nisur të ndryshojë me ardhjes së presidentit italian, M...

Sport 20 Tetor 2020, 07:31

Ronaldo “kërkon vaksinën” rusisht!

ITALI – Vërtet i izoluar, por Kristiano Ronaldo nuk po qëndron edhe aq pushim në këtë karantinim për shkak të pozitivitetit ndaj koronavirusit. Për fat të...

Sport 20 Tetor 2020, 06:53

VIDEO / Ky është Polsen, apo Van Basten?

GJERMANI – Ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar, por gjërat e bukur dhe të rralla mbeten në mëndje gjatë. Ndoshta Bundesliga nuk është ndër kampionatet më të f...

Sport 20 Tetor 2020, 07:03

Sot në mbrëmje, rikthehet Champions League

FRANCE – Sot rikthehet futbolli më i bukur në Europë, ai i Champions Leagues në sezonin e saj të ri. Pa dyshim që në aktivitetin më të madh të klubeve, të...