Sport

Dinamo, këtë sezon me fanelë portokalli!

20 Tetor 2020, 09:20 Nga DOSJA
Dinamo, këtë sezon me fanelë portokalli!

TIRANE – Klubi i njohur kryeqytetas, Dinamo që luan në Kategorinë e Parë prej disa sezonesh, duket se ka nisur të ndryshojë me ardhjes së presidentit italian, Marko Pontreli. Kjo duket më së mire me merkaton mjaft cilësore që ka bërë në prag të këtij kampionati, ku synimi kryesor i dinamovitëve është ngjitja në Kategorinë Superiore.

Në faqen zyrtare të Dinamos është bërë me dije, se këtë sezon skuadra kryeqytetase do të ketë 3 fanela për ndeshjet zyrtare. Fanela e parë do të jetë ajo historike blu, e dyta do të jetë e bardhë, ndërsa e treta është risia. Ajo do të jetë portokalli, krejt larg nga traditat e mëparshme, duke ndjekur shembujt e klubeve europiane, që për çdo sezon kanë nga 3 fanela.

“Për herë të parë në historinë e saj, FK Dinamo vjen me risi! Pas lidhjes së bashkëpunimit me kompaninë italiane të veshjeve sportive “Macron”, drejtuesit blu në sajë të ndryshimeve në ekip, kanë zgjedhur që për herë të parë në historinë mbi 70-vjeçare të klubit, këtë edicion futbollistik, ekipit t’i shtohet edhe fanella e tretë!

Modeli është i njëjtë me fanellat që janë prezantuar më herët, ndërsa ngjyra do të jetë portokalli. Përsa i përket dy fanellave të para, ato do të mbesin në identitetin historik të tyre, në ngjyrat blu dhe të bardhë”- shkruan klubi i Dinamos në faqen e tij zyrtare në Facebook.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport blute e kryeqytetit dinamo kategoria e pare klubi kryeqytetas marko pontreli superiorja blute e kryeqytetit dinamo kategoria e pare klubi kryeqytetas marko pontreli superiorja

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2020, 07:31

Ronaldo “kërkon vaksinën” rusisht!

ITALI – Vërtet i izoluar, por Kristiano Ronaldo nuk po qëndron edhe aq pushim në këtë karantinim për shkak të pozitivitetit ndaj koronavirusit. Për fat të...

Sport 20 Tetor 2020, 06:53

VIDEO / Ky është Polsen, apo Van Basten?

GJERMANI – Ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar, por gjërat e bukur dhe të rralla mbeten në mëndje gjatë. Ndoshta Bundesliga nuk është ndër kampionatet më të f...

Sport 20 Tetor 2020, 07:03

Sot në mbrëmje, rikthehet Champions League

FRANCE – Sot rikthehet futbolli më i bukur në Europë, ai i Champions Leagues në sezonin e saj të ri. Pa dyshim që në aktivitetin më të madh të klubeve, të...