Sport

Bojkoti drejt fundit, të premten verdiktet…

20 Tetor 2020, 11:22 Nga DOSJA
Bojkoti drejt fundit, të premten verdiktet…

Nëse nuk ishte i bardhë “tymi”, i dalë nga takimi i sotëm midis Ligës Profesioniste dhe Ministrisë së Finanacave dhe Ekonomisë, të paktën ai ishte gri. Gjithçka ka mbetur për t’u legalizuar të premten, pas një takimi të mundshëm të ministres së këtij institucioni Denaj me Kryemninistrit Rama, takim nga i cili do të jepen edhe verdiktet.

Sipas deputetit Fidel Ylli, negociator i Qeverisë dhe i panishëm në këtë takim, thuajse 90 përqind të kërkesave të shtruara nga Liga janë pranuar nga Ministria e Financave.

Ka mbetur për t’u zgjidhur vetëm Ligji i Sponsorizimeve, ku në tryezën e diskutimeve janë hedhur dy: propozimi i Ligës që kërkon 30 % dhe propozimi i Ministrisë së Financave. Kjo me gjasa do të përcaktohet nga një takim i mundshëm midis ministres Denaj dhe Kryeministrit Rama do të bëhet ditën e premte.

Nga ky takim do të jepen edhe verdiktet e Qeverisë, që me gjasa do të çojnë edhe në mbylljen e bojkotit…

Optimist për një zgjidhje është shprehur edhe presidenti i Ligës, Libohova: “Bojkoti vazhdon, derisa sa të jetë zgjidhur problemi i ngritur nga ne. Takimi dhe konkluzionet janë pozitive. Të premten do të ketë një takim tjetër për të finalizuar zgjidhjen. Futbolli e mirëpret një të tillë, por nuk mund të them nëse mund të luajmë këtë fundjavë, apo tjetrën”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bojkoti drejt mbylljes fidel ylli kryeministri rama liga profesionist ministrja denaj bojkoti drejt mbylljes fidel ylli kryeministri rama liga profesionist ministrja denaj

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2020, 10:34

“Tetori rozë”, thyen bojkotin…

TIRANE – Në kuadrin e “Tetorit rozë”,  një periudhë sensibilizimi dhe në mbështetje të femrave në luftën e tyre ndaj kancerit të gjirit, Federata Shqiptare e Fu...

Sport 20 Tetor 2020, 09:20

Dinamo, këtë sezon me fanelë portokalli!

TIRANE – Klubi i njohur kryeqytetas, Dinamo që luan në Kategorinë e Parë prej disa sezonesh, duket se ka nisur të ndryshojë me ardhjes së presidentit italian, M...

Sport 20 Tetor 2020, 07:31

Ronaldo “kërkon vaksinën” rusisht!

ITALI – Vërtet i izoluar, por Kristiano Ronaldo nuk po qëndron edhe aq pushim në këtë karantinim për shkak të pozitivitetit ndaj koronavirusit. Për fat të...

Sport 20 Tetor 2020, 06:53

VIDEO / Ky është Polsen, apo Van Basten?

GJERMANI – Ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar, por gjërat e bukur dhe të rralla mbeten në mëndje gjatë. Ndoshta Bundesliga nuk është ndër kampionatet më të f...

Sport 20 Tetor 2020, 07:03

Sot në mbrëmje, rikthehet Champions League

FRANCE – Sot rikthehet futbolli më i bukur në Europë, ai i Champions Leagues në sezonin e saj të ri. Pa dyshim që në aktivitetin më të madh të klubeve, të...