Sport

Trukimet trondisin Çekinë, arrestohet zv.presidenti i federatës

20 Tetor 2020, 09:52 Nga DOSJA
Trukimet trondisin Çekinë, arrestohet zv.presidenti i federatës

PRAGE – Tronditet futbolli çek, jo nga pandemia, por nga akuzat për trukim të ndeshjeve. Federata e Çeke e Futbollit sot ka shkrirë Komisionin e Gjyqtarëve, pasi tri ditë më parë policia e këtij vendi kishte bastisur zyrat e këtij institucionit, duke akuzuar 20 persona për trukim të rezultateve të ndeshjeve.

Zëvendëspresidenti i Federatës Çeke të Futbollit, Roman Berbr, i cili ishte një prej 20 personave të akuzuar, dha dorëheqjen e tij sot dhe menjëherë u arrestua nga policia. Një ish-pjesëtar i policisë sekrete, 66-vjeçari Berbr cilësohet si një nga figurat me më shumë influencë në futbollin çek. Ai dha dorëheqjen nëpërmjet një shkrese që dorëzoi avokati i tij para se Federata të mbante një mbledhje emergjence të Komitetit Ekzekutiv.

“Të gjithë ne që jemi aktiv në futbollin çek, e lejuam që të ndodhte një gjë e tillë”, tha para mediave Martin Malik, presidenti i Federatës Çeke të Futbollit. “Situata me të cilën përballemi është anormale, është një sulm ndaj thelbit të futbollit. Nuk di të them se sa i madh do të jetë impakti që do të ketë”, shtoi ai duke shpjeguar më pas, se po bashkëpunonte me policinë dhe po kërkonte udhëzime nga UEFA, si të ndërtohej sa më parë një grup që do të luftonte trukimet e ndeshjeve, siç ndodhte në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Sipas mediave çeke, fokusi i trukimeve ishin kategoritë e dyta dhe të treta në vend, me shumë gjyqtarë të përfshirë e si rrjedhojë nën hetim, pasi ishin gjetur si zgjidhja më e thjeshtë për të trukuar rezultatet e sfidave të veçanta në favor të basteve sportive.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport çekia korrupsioni ne sport roman berb tronditet futbolli cek trukimet çekia korrupsioni ne sport roman berb tronditet futbolli cek trukimet

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2020, 09:20

Dinamo, këtë sezon me fanelë portokalli!

TIRANE – Klubi i njohur kryeqytetas, Dinamo që luan në Kategorinë e Parë prej disa sezonesh, duket se ka nisur të ndryshojë me ardhjes së presidentit italian, M...

Sport 20 Tetor 2020, 07:31

Ronaldo “kërkon vaksinën” rusisht!

ITALI – Vërtet i izoluar, por Kristiano Ronaldo nuk po qëndron edhe aq pushim në këtë karantinim për shkak të pozitivitetit ndaj koronavirusit. Për fat të...

Sport 20 Tetor 2020, 06:53

VIDEO / Ky është Polsen, apo Van Basten?

GJERMANI – Ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar, por gjërat e bukur dhe të rralla mbeten në mëndje gjatë. Ndoshta Bundesliga nuk është ndër kampionatet më të f...

Sport 20 Tetor 2020, 07:03

Sot në mbrëmje, rikthehet Champions League

FRANCE – Sot rikthehet futbolli më i bukur në Europë, ai i Champions Leagues në sezonin e saj të ri. Pa dyshim që në aktivitetin më të madh të klubeve, të...