Sport

Ronaldo “kërkon vaksinën” rusisht!

20 Tetor 2020, 07:31 Nga DOSJA
Ronaldo “kërkon vaksinën” rusisht!

ITALI – Vërtet i izoluar, por Kristiano Ronaldo nuk po qëndron edhe aq pushim në këtë karantinim për shkak të pozitivitetit ndaj koronavirusit. Për fat të mirë, ai nuk ka pasur shenja dhe nuk e ka vuajtur shumë këtë sëmundje. Kjo i ka dhënë mundësinë të shfaqet herë pas here në ballkonin e vilës së tij, apo drejtpërdrejtë në rrjetet sociale personale.

Ditët e fundit është mësuar se CR7 është duke e shfrytëzuar qëndrimin i izoluar edhe për të mësuar ndonjë gjuhë të huaj të re. Kjo gjë është vënë re në shfaqet e tij në rrjetet sociale dhe këtë herë gjuha që ai ka përdorur, edhe pse me disa shprehje, ka në qenë gjuha ruse.

Kjo ndoshta nuk ka lidhje me faktin që skuadra e tij do të përballet me Dinamon e Kievit.
Gjithsesi, nga Rusia nuk kanë vonuar që të vinë edhe batutat e para, lidhur me rusishten e CR7. “Është e habitshme se çfarë janë të aftë të bëjnë njerëzit për të pasur vaksinën tonë kundër koronavirusit”, ishte një ndër komentet e veçuara.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cr7 cristiano ronaldo rusisht cr7 cristiano ronaldo rusisht

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2020, 06:53

VIDEO / Ky është Polsen, apo Van Basten?

GJERMANI – Ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar, por gjërat e bukur dhe të rralla mbeten në mëndje gjatë. Ndoshta Bundesliga nuk është ndër kampionatet më të f...

Sport 20 Tetor 2020, 07:03

Sot në mbrëmje, rikthehet Champions League

FRANCE – Sot rikthehet futbolli më i bukur në Europë, ai i Champions Leagues në sezonin e saj të ri. Pa dyshim që në aktivitetin më të madh të klubeve, të...