Aktualitet

Dita e 6-të e grevës, rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit: Nuk dorëzohemi, nëse nuk ka reagim nga

20 Tetor 2020, 07:47 Nga DOSJA
Dita e 6-të e grevës, rëndohet gjendja shëndetësore e

BALLSH-Gratë e naftëtarëve që prej 6 ditësh janë në grevë urie. Dosja.al mëson së së fundmi gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ku njëra prej grevistëve është dërguar me urgjencë në spital për shkak të tensionit.

Duke folur për mediat, gratë kanë paralajmëruar se nëse nuk do u plotësohet kërkesat do të fusin fëmijët në grevë. Sakaq, ato  kanë shtuar se me Ramën do të negociojnë vetëm kur t’u jepen pagat.

‘’Jemi brenda ligjit dhe veprojmë në formën më demokratike që ekziston. Shoqet na përfaqësojnë të gjithave, ju ka ikur zëri, s’kanë më fuqi. Kërkesa nga kryeministri për të negociuar bëhet vetëm nëse jep pagat. Nëse s’do mundemi më të vazhdojmë grevën, atëhere do fusim fëmijët këtu. Më mirë të rri këtu se po dola më kap borxhliu’’- tha naftëtarja.

Një prej mjekeve që po mbikqyr grevistet, Majlinda Resuli është shprehur  se gratë duhet të dalin nga greva ose të përgjysmohen pasi kushtet në vendin ku po qqëndrojnë janë shumë të vështira. Ajo thotë se 2 prej grave kanë tension të lartë teksa përgjithësisht të gjitha janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ballsh greva e naftetareve ballsh greva e naftetareve

Sondazh

Poll