Aktualitet

Ekzekutohet ndërtuesi Niko Goro në Himarë/ Kapet autori nga Tirana, 53-vjeçari e qëlloi 5 herë me armë pas sherrit për pronën. Leka: I kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët!

VIDEO
  • Kush është Niko Goro që ekzekutua në Himarë
  • Ky është 53-vjeçari që ekzekutoi me 5 plumba biznesmenin në Himarë
  • “Mbylle gojën se do vritesh dhe ti!”, autori ndoqi biznesmenin, e qëlloi me një plumb në kokë
  • Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni Niko Goro. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm para marketit të motrës së tij në Himarë. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur e plagosur në këmbë edhe motra e tij. Ndërkohë policia ka kapur 53-vjeçarin Kliti Leka nga Tirana si autor të ngjarjes. Autorit i janë sekuestruar dy armë, një pistoletë dhe një kallashnikov, si dhe makina që u përdor gjatë atentatit. Pista kryesore ku po heton policia është një konfliki pronëse mes autorit dhe viktimës.
    Featured image of article: Ekzekutohet ndërtuesi Niko Goro në Himarë/ Kapet autori nga Tirana, 53-vjeçari e qëlloi 5 herë me armë pas sherrit për pronën. Leka: I kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët! Kliti Leka, autori, Niko Goro, viktima dhe pamje nga vendi i ngjarjes
    Përditësuar:

    HIMARË- Tronditet Himara. Vritet me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08:55 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni 51-vjeçar doli nga marketi i motrës së tij. Atentatori ka studiuar lëvizjet e viktimës, pasi ai çdo mëngjes bënte shëtitje në këmbë. Ai i ka bërë pritë Goros pranë një marketi dhe është larguar me shpejtësi me furgonin ku ndodhej.  Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 5 plumba në drejtim të tij. Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë u plagos lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç.

    53-vjeçari u kap një orë më vonë në vendin e quajtur Livadhe, pak minuta larg vendit të ngjarjes. Policia i ka sekuestruar dy armë zjarri, ( një kallashnikov dhe një pistoletë), si dhe  furgonin tip “Wolkswagen”, 7 vendesh që është përdorur gjatë atentatit ndaj biznesmenit. Nuk dihet ende se me cilën armë ka qëlluar autori në drejtim të biznesmenit. Ndërkohë dyshohet se personat e tjerë që e kanë ndihmuar janë larguar me skaf nga qyteti i Himarës.

    Para uniformave blu, 53-vjeçari ka pranuar krimin e rëndë dhe ka thënë se shkak është bërë një pronë.

    Prona që është bërë “mollë sherri” mes biznesmenit Niko Goro dhe Kliti Lekës

    Leka ka dëshmuar se Goros i kishte dhënë një pronë për ndërtim, ndërsa ky i fundit nuk i dha lekët. “I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, ka dëshmuar ai.

    Dy pistat ku po heton policia për ngjarjen: 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pista e parë është një konflikt pronësie, të cilën e ka pranuar edhe vetë autori. Ndërsa pista dytë  është një sherr  mes 53-vjeçarit dhe viktimës për një borxh prej 70 mijë euro. Policia dyshon se Kliti Leka e ka qëlluar për vdekje Niko Goron pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh. Autori është elektriçist dhe ka krijuar një grup pune, të cilët kanë marrë përsipër kryerjen e të gjitha instalimeve elektrike në hotelin e dytë që Goro po ndërtonte në Himarë. Mirëpo, mos dhënia e këtyre parave dhe debatet e vazhdueshme me biznesmenin mund të jetë shkak i ekzekutimit.

    Kush është Niko Goro? 

    Niko Goro është baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare. Ai është pronar një kafe të njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit. Ai i ka regjistruar bizneset nën logon “ARG”. Ai ka lidhje të ngushta me socialistët, pasi në një foto shfaqet në krah të Damian Gjiknurit.

    J.V/Dosja.al

    • 14:54

      I qetë dhe me maskë/ Dalin pamje të Kliti Lekës pasi vrau biznesmenin, autori bisedon me efektivin e policisë

      Kliti Leka

      Dalin pamje të autorit Kliti Leka brenda makinës së Policisë në Himarë, një orë pasi 53-vjeçari vrau me armë zjarri Niko Goron. Në pamjet e siguruara nga Ballkan web, autori shfaqet me maskë dhe flet qetësisht me një nga efektivët e policisë.

      Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij.

      Autori u arrestua një orë më vonë nga policia. Uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov, si dhe makinën që autori përdori gjatë atentatit. Nuk dihet ende se me cilën armë qëlloi 53-vjeçari. Policia po heton në dy pista, atë të pronësisë dhe dhe të një borxhi të pashlyer.

    • 14:11

      DINAMIKA/ “Mbylle gojën se do vritesh dhe ti!”, autori ndoqi biznesmenin, e qëlloi me një plumb në kokë, më pas u largua më këmbë nga vendngjarja

      Zbardhet dinamika e vrasjes së  51-vjeçarit, Niko Goro në Himarë. Mësohet se mëngjesin e sotëm autori Kliti Leka zbriti nga makina tip  Volkswagen” të marrë me qira dhe po ndiqte biznesmenin.

      Pasi ky i fundit ka dalë nga marketi i motrës së saj, Leka e ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u lënë të vdekur. Në atë moment ka dalë dhe motra jashtë dhe ka parë vëllanë të shtrirë, i cili kishte marrë edhe një plumb në kokë.

      Menjëherë jashtë ka dalë edhe pastruesja, e cila i është drejtuar autorit e alarmuar, duke i thënë “Çfarë bëre, i vrave?”.  Në këtë moment 53-vjeçari Leka i ka thënë pastrueses: “Mbylle gojën se do vritesh edhe ti”!

    • 12:40

      ME FOTO/ Kjo është makina që autori përdori për ekzekutimin e biznesmenit Goro, brenda saj u gjet një pistoletë

      Foto e makinës

      Kjo është makina që 53-vjeçari Kliti Leka përdori gjatë atentatit me armë zjarri ndaj biznesmenit Niko Goro në Himarë. Dyshohet se në makinën ngjyrë gri ka pasur edhe persona të tjerë, të cilët kanë ndihmuar Lekën për të kryer vrasjen. Këta të fundit dyshohet se pas krimit të rëndë janë larguar nga Himara me skaf.

    • 12:24

      Njolla gjaku/ Dalin pamje nga vendi ku u ekzekutua ndërtuesi Niko Goro, u qëllua me breshëri plumbash

      Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua 51-vjeçari Niko Goro në Himarë. Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al, vendi para marketit në Himarë ka njolla gjaku të Niko Goros. Policia ka rrethuar me shirit vendin e krimit dhe ndërkohë ekspertët po bëjnë hetime.

    • 11:48

      Në krah të Damian Gjiknurit/ Kush është Niko Goro që ekzekutua në Himarë, investonte në ndërtim, pronar i kafesë së njohur në bregdet

      Niko Goro, Damian Gjiknuri dhe Jorgo Goro

      Biznesmeni Niko Goro që u vra mëngjesin e sotëm në Himarë, pranë marketit të motrës së tij është djali i xhaxhait të kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. 51-vjeçari është baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare.

      Siç pasqyrohet edhe në regjistrat e QKB-së, Goro rezulton se ka investuar në sektorin e ndërtimit dhe hotelerisë në zonën e Himarës. Ai i ka regjistruar bizneset nën logon “ARG”. Krahas ndërtimit dhe hotelerisë, në pronëri të Goros është edhe një kafe e njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.

      Sakaq, ai shfaqet edhe në foton e mëposhtme me deputetit e PS-së, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut, Jorgo Goro. Mesa duhet Goro ka lidhje të ngushta me socialistët.
    • 11:24

      ME FOTO/ Ky është 53-vjeçari që ekzekutoi me 5 plumba biznesmenin në Himarë, rrëmbeu armën dhe vrau në sy të motrës 51-vjeçarin

      Del fotoja, ky është 53-vjeçari Kliti Leka që ekzekutoi mëngjesin e sotëm bizneminin Niko Goro. 53-vjeçari ka deklaruar para oficerëve të Policisë se i ka dhënë një sipërfaqe me tokë biznesmenit, por ky i fundit nuk i kishte dhënë paratë. Pas debateve dhe konflikteve 53-vjeçari e vrau me armë zjarri biznesmenin.

      Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij. Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 5 plumba kallashnikovi në drejtim të tij.

      Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç. Autori u arrestua një orë më vonë nga policia. Uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov, si dhe makinën që autori përdori gjatë atentatit. Nuk dihet ende se me cilën armë qëlloi 53-vjeçari.

    • 11:13

      Vrasja e ndërtuesit Niko Goro/ Policia: Në makinën e 53-vjeçarit është gjetur edhe një pistoletë

      Policia e Himarës përveç armës tip kallashnikov, i ka sekuestruar 53-vjeçarit Kliti Leka edhe një armë zjarri tip pistoletë. Uniformat blu bëjnë me dije se pistoleta është gjetur në makinën e 53-vjeçarit. Nuk dihet ende me cilën prej armëve 53-vjeçari ka kryer krimin e rëndë.

      Njoftimi i Policisë:

      Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

    • 11:01

      “I dhashë tokën dhe nuk mora lekët”/ Zbardhet dëshima e Kliti Lekës: Biznesmeni po ndërton në pronën time

      Zbardhet dëshima e Kliti Lekës, 53-vjeçari që vrau me armë zjarri Niko Goron, biznesmen.

      “Niko Goros i kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, mësohet të ketë thënë Leka para uniformave blu. Leka është banues në Tiranë, por është nip në Himarë dhe për këtë tokë pretendon se e ka të trashëguar.

    • 11:04

      Vrasja e Niko Goros/ Këto janë dy pistat ku po heton policia, dyshohet se biznesmeni u ekzekutua nga elektriçisti, pasi nuk i dha 70 mijë euro për instalimet

      Pamje nga vendi i ngjarjes dhe Niko Goro, viktima

      Janë dy pista ku po heton policia për vrasjen e  biznesmenit Niko Goro. Pista e parë e parë është ajo e një konfliti pronësie. Mësohet se biznesmeni Niko Goro ka ndërtuar pallat në tokën në pronësi të xhaxhait të autorit. Kliti Leka është nipi i pronarit të tokës ku Niko Goro kishte ndërtuar pallatin. Për ndërtimin e pallatit ka nisur edhe një sherr mes viktimës dhe autorit, Kliti Leka.

      Ndërsa pista e dytë, është se dyshohet se Kliti Leka e ka qëlluar për vdekje Niko Goron pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh. Autori është  elektriçist dhe ka  krijuar një grup pune, të cilët marrë përsipër kryerjen e të gjitha instalimeve elektrike në hotelin e dytë që Goro po ndërtonte në Himarë. Mirëpo, mos dhënia e këtyre parave dhe debatet e vazhdueshme me biznesmenin, kanë bërë që Leka ta ekzekutojë atë. Ky borxh që Niko Goro i kishte elektriçistit Kliti Leka dihej dhe nga banorët e zonës, pasi autori dhe viktima kanë debatuar edhe më herët.

    • 10:38

      ME FOTO/ Ky është biznesmeni që u ekzekutua sot në Himarë nga 53-vjeçari Kliti Leka

      Del fotoja e biznesmenit Niko Goro që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë.  Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni doli nga marketi i motrës së tij.

      Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 5 plumba kallashnikovi në drejtim të tij.  Goro ka humbur menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, E.Q 57-vjeç. 53-vjeçari u arrestuar një orë më vonë në vendin e quajtur Livadhe dhe policia i sekuestroi armën e krimit dhe makinën tip “Wolswagen” që u përdor gjatë atentatit.

    • 10:24

      Ekzekutimi i Niko Goros/ Policia arreston 53-vjeçarin, i sekuestrohet arma e krimit dhe makina që përdori gjatë atentatit (EMRI)

      Foto nga komisariati në Himarë

      Policia identifikon autorin e vrasjes së biznesmenit Niko Goro. Policia bën me dije se është arrestuar 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana. Ndërkohë Policia i ka sekuestruar edhe furgonin tip “Wolkswagen” dhe një armë zjarri që dyshohet se janë përdorur gjatë atentatit ndaj biznesmenit.

      Njoftimi i Policisë: 

      Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. 

    • 09:57

      Ekzekutimi me 5 plumba i biznesmenit në Himarë/ Dyshohet se Niko Goro u vra për çështje pronësie

      Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit Niko Goro në Himarë. Dyshohet se shkak i ngjarjes janë bërë konfliktet e pronësisë së Goro ka pasur vitet e fundit. Kjo është edhe pista kryesore dhe policia ka nisur menjëherë hetimet. Blutë e Himarës kanë marrë në pyetje disa persona që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, teksa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës, që mund të kenë fiksuar momentet e ngjarjes dhe lëvizjet e autorit. Niko Goro është baba i dy fëmijëve.

    • 09:55

      Vrasja e Niko Goros/ Policia: Biznesmeni u ekzektua me armë zjarri, është plagosur lehtë motra e tij

      Policia ka dhënë detaje në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Niko Goro në Himarë. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08:55 të mëngjesit të sotëm, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 51-vjeçarit. Nga të shtënat me armë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, E.Q 57-vjeçe.  Policia po kreh zonën si dhe ka ngritur postblloqe në rrugë për kapjen e autorit.

      Policia e Shtetit:

      Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille, Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë dhe vijon krehja e zonës.

      Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    • 9:47

      Foto nga vendngjarja/ Biznesmeni Niko Goro u ekzekutua me 5 plumba para supermarketit të motrës së tij

      Dalin foto nga vendi i ngjarjes, ku u vra biznesmeni Niko Goro. Mësohet se Goro u ekzekutua me 5 plumba teksa ndodhej para supermarketit të motrës së tij, në qytetin e Himarës. Një person i maskuar doli nga një furgon dhe qëlloi 5 herë me kallashnikov në drejtim të biznesmenit. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti e plagosur edhe motra e tij. Kjo e fundit është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende motive e kësaj ngjarjeje të rëndë.

    • 9:35

      DETAJE/ Autori zbriti nga furgoni dhe hapi zjarr, biznesmeni Niko Goro u ekzekutua me 5 plumba kallashnikovi

      Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i biznesmenit Niko Goro në Himarë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se drejt ndërtuesit Niko Goro është qëlluar me 5 plumba kallashnikovi. Mësohet se një person me kapuç në kokë ka zbritur nga një furgon dhe ka hapur zjarr ndaj biznesmenit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se e plagosur ka ngelur motra e tij.

      Niko Goro ishte një sipërmarrës i njohur në Himarë, pasi kishte një bar-kafe dhe një hotel. Po kështu, ai është edhe kushëriri i kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro

    Shto Koment