Aktualitet

Shemben 20 ndërtesa tek Unaza e Madhe/ Banorët përplasen me IKMT: Masakër, po na nxirrni jashtë! ARRSH: Janë shpronësuar

20 Tetor 2020, 06:03 Nga DOSJA
Shemben 20 ndërtesa tek Unaza e Madhe/ Banorët përplasen me IKMT:

TIRANË- Mëngjesin e sotëm është krijuar një trafik i rënduar në kryeqytet, pasi janë bllokuar disa rrugë në zonën e Unazës së Madhe, tek ish-sheshi “Shqiponja”. Akset rrugore janë bllokuar pasi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për shembjen e 20 objekteve, të cilat janë në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III. Sipas IKMT-së, objektet janë të madhësisë nga 2 deri në 4 kate dhe janë shpronësuar. Forcat e IKMT-së dhe policia janë përplasur me një familje. Gruaja që jetonte në këtë shtëpi, ka filluar të bërtasë dhe t’i quajë maskarenj forcat e IKMT-së që po i shembin banesën. Shembja e objekteve ka vazhduar dhe pas ndërhyrjes së policisë, banorët janë qetësuar.

Një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh se do të fillojë dhe shembja e ndërtesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të lotit të tretë të rrugës dhe se punimet do të zgjasin përreth 4 muaj. Kështu, gjatë kësaj periudhe trafiku do të vijojë të mbetet i kufizuar. Ndërkohë drejtori i ARRSH Ergys Verdho tregoi si do orientohet lëvizja e automjeteve përgjatë 4 muajve që do të kryhen punimet në këtë zonë. Detaje për lëvizjen e mjeteve dha edhe Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të futen në Tiranë edhe nga rruga e vjetër Ndroqit. Sipas tij në këtë mënyrë mund të shmanget disi fluksi i madh i makinave.

(J.V:F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rebani japupi shembja e banesave në astir trafik i rënduar në tiranë rebani japupi shembja e banesave në astir trafik i rënduar në tiranë

Sondazh

Poll